Arkiv-Lajme të përditësuara
Lezhë, përplasen dy makina dhe një çiklomotorr, vdes 46-vjeçari
Një 46-vjeçar i cili udhëtonte me çiklomotor është aksidentuar për vdekje rreth orës 11:45 pranë vendit të quajtur kryqëzimi i Rrilës. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se viktima është 46-vjeçari Tonin Zefi.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve dhe çiklomotorit me të cilin po udhëtonte viktima Toni Zefi.
Në aksident janë përfshirë edhe mjeti tip “Benz” me targa LE9562A që drejtohej nga Elvis Brahimaj, 20 vjeç, banues në Tale, Lezhë dhe mjeti tip “Renault” me targa AA735GD që drejtohej nga20 vjeçari Edmond Nikolli, banues në Spiten, Lezhë
Vrau me thikë 31-vjeçarin, policia e Elbasanit arreston autorin
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë autorin e një vrasje të ndodhur dy dite më parë në lagjen ‘Kala”. Në pranga ka përfunduar Bredion Kurti (Halili), 26 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan.
Sipas policisë ky shtetas, në lagjen “Kala” Elbasan, për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë të llojit thike shtetasin Klodian Grabocka, 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Elbasan.
Elbasan, grabitet një pikë grumbullimi skrapi. Autorët marrin 210 mijë lekë
Një pikë grumbullimi skrapi është grabitur në fshatin Katundi i Ri në Elbasan.
Sipas policisë persona të paidentifikuar janë futur në ambientet e brendshme të pikës së grumbullimit të skrapit, ku kanë goditur me mjete të forta shtetasin V.H, 47 vjeç dhe më pas i kanë marrë 210 mijë lekë.
47-vjeçari, banues në fshatin Bradashesh në Elbasan, ishte roje në këtë pikë grumbullimi.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Arrestimi i kreut të INUV pas denoncimeve për ndërtimet pa leje
TIRANE- Kreu i INUV të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha i ka kaluar edhe disa ditë në qeli, kjo në qershor të këtij viti. Në orët e vona datës 19 qershor 2014, Florenc Hoxha, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor pranë bashkisë së Tiranës u vu në pranga, pasi ishte kallëzuar penalisht. Kanë qënë efektivët e policisë së kryeqytetit ata që kanë bërë arrestimin e Hoxhës, pasi ndaj tij po atë ditë Gjykata e Tiranës kishte marrë vendimin për caktimin e masës “arrest në burg” në mungesë, masë kjo që është kërkuar nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës.
Bllokohet një gomone, dyshohet se do transportonte drogë në Itali
Një gomone 7 metra e gjatë është bllokuar nga policia e Vlorës. Aksioni i efektivëve të ‘Delta Force’ është zhvilluar rreth 500 metra nga ishulli i Sazanit dhe nga hetimet e para dyshohet se do të ngarkohej me drogë.
Dy persona janë shoqëruar pasi dyshohet se gomonia do tra transportonte drogë në Itali. Efektivët e policisë po kontrollojnë në zonën përreth për lëndë narkotike.
Tiranë, plagoset me thikë Florenc Hoxha, drejtori i INUV
TIRANË – Florenc Hoxha, drejtori i Inspektoratit Urbanistik Vendor në kryeqytet është plagosur mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali pranë banesës së tij në Farkë.
Mësohet se Florenc Hoxha është goditur me thikë dhe ndodhet aktualisht në ambientet e Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Mjekë të këtij spitali bëjnë me dije se Hoxha ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Ndërkohë nga burime policore mësohet se autori është I.Veliaj dhe po punohet për kapjen e tij. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Berat, arrestohet 34-vjecari. Doli para gjykatës në vend të të vëllait
BERAT - Një 34-vjeçar është arrestuar sot në sallën e gjyqit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat. Klodian Lazaj, banues në fshatin Suk të Fierit, ka hyrë në një seancë gjyqësore në ngarkim të vëllait të tij, Blerdi Lazaj, duke përdorur identitetin e këtij të fundit.
I pajisur me dokumentet e identifikimit të vëllait, Klodiani është paraqitur në gjykatë për t’u përballur me akuzën e “Mashtrimit dhe Falsifikimit të Akteve të Gjendjes Civile”. Kjo akuzë në Gjykatën e Beratit ishte në ngarkim të Blerdi Lazjat, dhe po gjykohej në mungesë të këtij shtetasi.
Vlorë, degradohet hekurudha trenat braktisen dhe nga qytetarët
VLORË - Udhëtimi me tren dikur ishte zgjedhja e parë e qytetarëve vlonjatë, ndërsa sot ky shërbim është një mollë e ndaluar. Infrastruktura hekurudhore në qytetin bregdetar ashtu si në të gjithë vendin prej vitesh po shkon drejt një degradimi që nuk ka kthim pas.
Shpejtësia e trenave është minimale, teksa këto xhama të thyer tregojnë edhe për kushtet që të ofron brenda treni, sakaq edhe numri i personave që ndodhen në stacionin hekurudhor të qytetit bregdetar është i papërfillshëm
Masat për sigurinë në punë, ISHP: Çdo kompani me ekspertë vlerësimi
13 NENTOR 2014 - 17:07
Masat për sigurinë në punë, ISHP:
Çdo kompani me ekspertë vlerësimi
TIRANE- Punonjësit e ndërtimit dhe minierave vazhdojnë të jenë profesionet më të rrezikuara, të cilat çdo vit shënojnë një numër të lartë të aksidentuarish dhe viktimash. Por edhe profesionet e tjera të punës paraqesin risk për shëndetin, siç mund të jetë qëndrimi i gjatë para një kompjuteri.
Kukës, arrestohen për shpërdorime detyre 4 punonjës të komunës Surroj
KUKËS - 4 punonjës në komunën e Surrojt në Kukës janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën në dhënien e ndihmës ekonomike.
Pas një pune hetimore disa mujore është bërë e mundur finalizimi me sukses i operacionit "Ndihma e fundit" ku është bërë e mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë korruptive të kryer nga punonjësit e komunës Surroj.