Vrau me thikë 31-vjeçarin, policia e Elbasanit arreston autorin

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë autorin e një vrasje të ndodhur dy dite më parë në lagjen ‘Kala”. Në pranga ka përfunduar Bredion Kurti (Halili), 26 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan.
Sipas policisë ky shtetas, në lagjen “Kala” Elbasan, për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë të llojit thike shtetasin Klodian Grabocka, 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Elbasan.
Grabocka, u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk mundi të mbijetojë nga plagat e marra.
Mbi 26-vjeçarin rëndon akuza “Vrasje me dashje”.
Add new comment