Kukës, arrestohen për shpërdorime detyre 4 punonjës të komunës Surroj

Postuar në 13 Nëntor, 2014 11:28

KUKËS - 4 punonjës në komunën e Surrojt në Kukës janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën në dhënien e ndihmës ekonomike.

Pas një pune hetimore disa mujore është bërë e mundur finalizimi me sukses i operacionit "Ndihma e fundit" ku është bërë e mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë korruptive të kryer nga punonjësit e komunës Surroj.

Konkretisht janë arrestuar Sulejman Vata, 44 vjeç, me detyrë sekretar i komunës, Muharrem Leka 56 vjeç me detyrë teknik ndërtimi , Azem Vata 54 vjeç me detyrë administrator i ndihmës ekonomike, Fetah Vata, 47 vjeç me detyrë ish-arkëtar i komunës dhe është bërë shpallja në kërkim e Naim Lika 42 vjeç me detyrë përgjegjës i ndihmës ekonomike.

Në sajë të veprimeve hetimore është dokumentuar me prova ligjore se këta persona në bashkëpunim kanë kryer veprën penale shpërdorim detyre parashikuar nga neni 248 kodit penal , mbi bazën e këtyre provave Gjykata e Rrethit gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të sipërpërmendur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.