Arkiv-Lajme të përditësuara

Shpërdoroi detyrën, në kërkim ish-drejtori i lojërave të fatit, Çobaj

Postuar në 13 Nëntor, 2014 08:25

Ish-drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes se Lojrave të Fatit, Besnik Çobaj është shpallur në kërkim nga policia. Çobaj akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa kohë më parë Gjykata ka vendosur arrest me burg në mungesë për të. Arresti me burg për ish-drejtorin e lojrave të fatit u kërkua nga Prokuroria e Tiranës.

Ish-drejtori i Njësisë së Mbikeqyrjes së Lojrave të Fatit, Besnik Cobaj është kallëzuar në Prokurori pas një auditimi që është bërë në këtë institucion.

Tritoli në Kamzë, kamerat “kapën” 2 autorët me maska, 6 të shoqëruar

Postuar në 13 Nëntor, 2014 08:24

Tritoli i vendosur mbrëmjen e djeshme në një godinë tregtare në Kamzë, sipas grupit hetimor dyshohet të jetë për një konflikt pronësie. Për ngjarjen, Policia e Tiranës shoqëroi gjashtë persona, mes tyre dhe pronarin e objektit dy katësh Ivzi Cami. 50 gram tritol i telekomanduar shkaktoi vetëm dëme material, veçnërisht në katin e parë ku ndodhet një bankë e nivelit të dytë.

Tre shpërthime me tritol në pak orë, ministri Tahiri: Po i hetojmë

Postuar në 13 Nëntor, 2014 08:22

TIRANE - Tre shpërthime me lëndë eksplozive janë shënuar brenda pak orëve në Fushë-Krujë dhe Kamzë, por hetimi dhe vënia e autorëve para drejtësisë do të jetë prioritet duke mos lejuar më përsëritjen e tyre. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i pyetur nga gazetaret, menjëherë pas mbarimit të mbledhjes së komisionit parlamentar të ligjeve ku raportoi për buxhetin 2015 për dikasterin që ai drejton.

Elbasan, arrestohet polici i burgut të Peqinit për trafik droge

Postuar në 13 Nëntor, 2014 08:21

ELBASAN – Një punonjës policie në burgun e Peqinit, dhe 5 persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë për trafik të lëndës narkotike, ndërsa ka nisur procedimi edhe per një te burgosur në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Vlore, e plagosi në shkollë, 17 vjeçarja fal autorin, fejohet me të

Postuar në 13 Nëntor, 2014 08:18

VLORE - Refuzimi i dashurisë për pak i kushtoi jetën një adoleshentjeje nga fshati Gjorm i Vlorës, e cila u qëllua disa herë me armë nga shoku i shkollës, njëkohësisht propozuesi për një lidhje mes tyre, por siç thotë shprehja e vjetër “pas stuhisë vjen dielli”. Çifti i adoleshentëve tashmë është lidhur në fejesë!

Vritet në Siri shqiptari nga Peshkopia por mbetet aty e ëma dhe dy fëmijët.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 15:22

Shkëlzen Dumani, shqiptari nga Peshkopia, një prej vullnetarëve myslimane i cili shkoi në Siri për të luftuar, mësohet se është vrarë rreth dy ditë më parë. Ky shtetas i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol për rekrutim të personave ka humbur jetën në luftimet në Siri, por historia e këtij rasti bëhet edhe më e ndërlikuar pas këtij fakti
 
Dumani, me origjinë nga Peshkopia, ka ikur një vit më parë në Siri, duke marrë me vete dy fëmijët e tij, 9 dhe 11 vjeç, dhe duke lënë në shtëpi bashkëshorten, të cilës nuk i tregoi se ku po shkonte.
 

Kamëz, banesa shpërthehet me eksploziv 2 herë brënda 3 javëve.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 15:20

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Brënda tre javëve banesa e shtetasit Ivzi Cani e ndodhur përballë bashkisë dhe komisariatit të policisë së Kamzës, është sulmuar për të dytën herë me lëndë eksplozive. Ashtu si edhe para tre javësh, më 22 tetor, godina 2-katëshe pësoi dëme materiale, por ende pa një autor, edhe mbrëmjen e sotme nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
 

Makina përplas këmbësorin tek Rruga e Kombit, vdes 47-vjeçari.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 13:25

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në afërsi të Urës së Milotit, ku një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Fuoristradë” me targë AA615JL.
 
Si pasojë e aksidentit, kalimtari Vasil Ndoj, 47 vjeç, banues në Rubik, ka humbur menjëherë jetën, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Fran Koka.
 
Ndërkaq, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
 

Xibrakë, shoferi 57 vjeçar godet policin rrugor... i ndaloi makinën.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 10:45

Drejtuesi i një makine ka qëlluar me mjete rrethanore një punonjës të policisë rrugore pasi ky i fundit e ka ndalur për kontroll. Ngjarja ndodhi në fshatin Xibrakë ndërsa u arrestua në flagrancë 57-vjeçari Fotaq Kyçyku, banues në Elbasan.

57-vjecari, që drejtonte mjetin tip Benz me targa AA 037 BE në momentin që është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore për motive të dobta e të çastit ka goditur me mjete rrethanore ne pjese te ndryshme te trupit punonjësin e policisë rrugore me inicialet A.B.

Vrau me 15 plumba 26 vjeçarin për kalçeto, arrestohet në Tiranë autori.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 09:54

Autori i vrasjes së 26 vjeçarit, Indrit Halili, ngjarje e ndodhur një javë më parë në Shkodër, është prangosur mesditën e sotme nga policia e shtetit në zonën e Brrylit në Tiranë.

27 vjeçari Denis Arrila , ndodhej nën vëzhgimin e forcave të rendit prej ditësh ndërsa një operacion i koordiniuar i policisë së Tiranës më atë të Shkodrës u finalizua me arrestimin e Arrilës.

Ky i fundit pas një debati në kalçeto ekzekutoi me 15 plumba automatiku në afërsi të banesës tij në Dobrac të Shkodrës, 26 vjeçarin Indrit Halili.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara