Vlore, e plagosi në shkollë, 17 vjeçarja fal autorin, fejohet me të

Postuar në 13 Nëntor, 2014 08:18

VLORE - Refuzimi i dashurisë për pak i kushtoi jetën një adoleshentjeje nga fshati Gjorm i Vlorës, e cila u qëllua disa herë me armë nga shoku i shkollës, njëkohësisht propozuesi për një lidhje mes tyre, por siç thotë shprehja e vjetër “pas stuhisë vjen dielli”. Çifti i adoleshentëve tashmë është lidhur në fejesë!

18-vjeçari Aldo Arshiaj, i cili plagosi me armë zjarri 17-vjeçaren E.Toto, e cila fatmirësisht i mbijetoi plagëve, mesa duket po e finalizon me sukses mision e tij për ta bërë për vete me çdo kusht adoleshenten. Burime nga fshati Gjormë pohuan se familja e 18-vjeçarit ka kërkuar për fejesë dorën e adoleshentes dhe kjo e fundit i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese.

Dy muaj pas ngjarjes së rëndë në ambientet e shkollës së mesme të Gjormit marrëdhëniet e dy familjeve janë përmirësuar, çka solli edhe bashkimin ne miqësi mes tyre.

17 vjeçarja E. Tota do jetë e fejuara e personit që për pak i mori jetën, i cili ndodhet ende prapa hekurave duke shlyer dënimin.

Mëngjesin e 22 shtatorit të këtij viti në ambientet e shkollës së mesme të fshatit, 18-vjeçcari Aldo Arshiaj, pas rezufimit të 17-vjeçares për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës tij për lidhje ka qëlluar me armë në ajër.

Një plumb pas rikoshetit ka prekur 17-vjeçaren e cila mbeti e plagosur. Kjo e fundit u dërgua menjëherë në Spitalin e Vlorës, ku pas ndihmës së parë mjekësore doli nga rreziku për jetën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.