Tre shpërthime me tritol në pak orë, ministri Tahiri: Po i hetojmë

Postuar në 13 Nëntor, 2014 08:22

TIRANE - Tre shpërthime me lëndë eksplozive janë shënuar brenda pak orëve në Fushë-Krujë dhe Kamzë, por hetimi dhe vënia e autorëve para drejtësisë do të jetë prioritet duke mos lejuar më përsëritjen e tyre. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i pyetur nga gazetaret, menjëherë pas mbarimit të mbledhjes së komisionit parlamentar të ligjeve ku raportoi për buxhetin 2015 për dikasterin që ai drejton.

Ministri Tahiri tha se po hetohet shpërthimet e fundit, në një objekt dy katesh me biznese në Kamzë, atë pranë zyrave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Fushë-Krujë, dhe atë të një mobilierie në Tapizë.

Tahiri theksoi se nuk do të lejohet të përsëritet më ajo që ndodhi një vit më parë, ku pari një numër të madh shpërthimesh me tritol.

Nga tre shpërthimet e ndodhura brenda pak orëve gjatë mbrëmjes së djeshme nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.