Elbasan, arrestohet polici i burgut të Peqinit për trafik droge

ELBASAN – Një punonjës policie në burgun e Peqinit, dhe 5 persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë për trafik të lëndës narkotike, ndërsa ka nisur procedimi edhe per një te burgosur në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Polici Zenel Nezha dhe 5 personat e tjerë, përkatësisht, Romeo Ardian dhe Ferit Servcia, Juxhengs Kurani, banues në Elbasan dhe Altin Bektashi banues në Korcë u arrestuan në flagrancë në qytetin e Elbasanit duke shpërndarë lëndë narkotike.
lend narkotike
Të gjithë këta persona ishin në hetim nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kanabis sativa.
Burime nga policia thanë se Nezha fuste lëndë narkotike brenda burgut të Peqinit, ndërsa me pesë të arrestuarit e tjere mundësonin edhe shpërndarjen e lëndës narkotike në qytetin e Elbasanit.
Sakaq nuk dihet lidhja e të dënuarit Dorian Tatoshi në këtë trafik, nëse ka qenë konsumator i drogës apo nëse e shpërndante tek të dënuarit e tjerë në këtë burg.
Add new comment