Vritet në Siri shqiptari nga Peshkopia por mbetet aty e ëma dhe dy fëmijët.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 15:22

Shkëlzen Dumani, shqiptari nga Peshkopia, një prej vullnetarëve myslimane i cili shkoi në Siri për të luftuar, mësohet se është vrarë rreth dy ditë më parë. Ky shtetas i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol për rekrutim të personave ka humbur jetën në luftimet në Siri, por historia e këtij rasti bëhet edhe më e ndërlikuar pas këtij fakti
 
Dumani, me origjinë nga Peshkopia, ka ikur një vit më parë në Siri, duke marrë me vete dy fëmijët e tij, 9 dhe 11 vjeç, dhe duke lënë në shtëpi bashkëshorten, të cilës nuk i tregoi se ku po shkonte.
 
Kjo e fundit denoncoi në Prokurori rrëmbimin e fëmijëve, dhe policia turke arriti ta mbajë disa orë në aeroport Shkëlzen Dumanin, por falë procedurave burokratike ai arriti të ikte, duke marrë edhe fëmijët me vete.
 
Nëna e tij pasi ka kontaktuar me të i kërkoi që të kthehej, por kjo gjë nuk ndodhi duke u detyruar të shkonte vetë në Siri. Ndërsa sot familjarët njoftohen për vdekjen e tij, por nuk i dihet fati i fëmijëve të cilët kanë ngelur në kamp në Siri me gjyshen e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.