Xibrakë, shoferi 57 vjeçar godet policin rrugor... i ndaloi makinën.

Drejtuesi i një makine ka qëlluar me mjete rrethanore një punonjës të policisë rrugore pasi ky i fundit e ka ndalur për kontroll. Ngjarja ndodhi në fshatin Xibrakë ndërsa u arrestua në flagrancë 57-vjeçari Fotaq Kyçyku, banues në Elbasan.
57-vjecari, që drejtonte mjetin tip Benz me targa AA 037 BE në momentin që është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore për motive të dobta e të çastit ka goditur me mjete rrethanore ne pjese te ndryshme te trupit punonjësin e policisë rrugore me inicialet A.B.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale ‘Goditja per shkak te detyres”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.
Add new comment