Elbasan, aksidentohen 2 automjete. Humb jetën kalimtari 23-vjeçar

Postuar në 15 Nëntor, 2014 06:26

- Një aksident me pasojë një të vdekur dhe 4 të plagosur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në lagjen “Aqif Pasha” të qytetit të Elbasanit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:15, ku dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e rrugës “Rinia” pranë shkollës “Qamil Guranjaku”. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën kalimtari Indrit Alla 23 vjeç.

Automjeti tip “Toyota” fuoristradë me targa EL0642C është përplasur me mjetin tjetër tip ‘Opel Astra’ me targa AA044BE.

Si pasojë e aksidentit një kalimtar ka gjetur vdekjen ne spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve së bashku me një person tjetër që ndodhej në fuoristradë janë jashtë rrezikut.

Janë të paqarta shkaqet e aksidentit, policia ende vijon hetimet, për zbardhjen e kësaj ngjarje me pasojë një të vdekur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.