Përmbytjet, shqiptarët e Italisë ndihmë të prekurve e miqësores

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë e cila do të zhvillohet në datën 18 nëntor në Genova është në rrezik për shkak të motit të keq që ka përfshirë veriun e shtetit fqinj.
Nisur nga ky rast si dhe nga katastrofa natyrore që ka përfshirë Genova-n dhe shumë qytete të tjera, komuniteti shqiptar i Italisë po mobilizohet në masë për të ndihmuar banorët e prekur.
Por jo vetëm kaq, ish-portieri i Kombëtares italiane, Stefano Tacconi si dhe shumë shqiptarë të martën do marrin lopatat dhe do të pastrojnë qytetin para ndeshjes Itali-Shqipëri.
Shqiptarët e Italisë që po japin ndihmën e tyre ndaj italianëve të prekur nga kjo katastrofë natyrore gjithashtu iu bëjnë thirrje bashkëkombasve të tyre të kontribuojnë një këtë numër llogarie (IBAN: IT 06V0617501405000003132380 BIC CRGEITGG105 Parrocchia S.Margherita in Marassi - Non c'è fango che tengaKAUZALE: ALLUVIONE DI GENOVA) për t’i bërë më lehtë këtë tragjedi natyrore.
Vetëm sot janë shënuar dy viktima të tjera në Genova. Një 70-vjeçar dhe mbesa e tij 16 vjeçe kanë humbur jetën pasi ka rrëshqitur dheu dhe ka goditur banesën ku ata jetonin. Fatmirësisht tre pjestarë të tjerë të familjes kanë shpëtuar. Situata është alarmante, ndërsa uji ka ka rritur pushtetin e tij.
Add new comment