Vjedhja e energjisë elektrike, 8 të arrestuar dhe 1 i shpallur në kërkim

Postuar në 15 Nëntor, 2014 16:28

Aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjeve të energjisë elektrike ka vijuar edhe sot në mbarë vendin, ndërsa në pranga janë venë 8 persona, dhe një është shpallur në kërkim. Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 61 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, duke ushtruar kontrolle në terren tek abonentët biznes dhe familjarë. Njëri prej të arrestuarve për vjedhje të energjisë elektrike, është abonent biznes.

Ndërkaq, sipas policisë sot janë kryer kontrolle të përbashkëta me OSHEE në 1 005 raste, dhe janë ndërprerë 575 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.