Lezhë, përplaset me një automjet. Vdes drejtuesi i motorit

Një person ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës pasi është përplasur me një automjet ndërsa ishte duke udhëtuar me motorçikletë.
Mësohet se viktima është Arif Gjetja, i cili po udhëtone me motorcikletën e tij me targë SH 105 A. Aksidenti bëhet e ditur se ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës.
Burime nga policia të cilët kanë nisur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Opel” është Mark Nikolli.
Add new comment