20 kg heroinë në autobusin me sportistë, 2 shqiptarë në pranga

GREQI- Plot 20 kg e 650 gram heroinë janë bllokuar nga policia greke në pikë kufitare të Kapshticës. Sipas mediave greke lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e një autobusi me futbollistë që vinte nga Stambolli në drejtim të kryeqytetit shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se ekipi i futbollit është shqiptar. Nga kontrolli i bagazheve, efektivët e antidrogës kanë gjetur lëndën narkotike në një çantë shpinë e ngjashme me të futbollistëve dhe në një valixhe.
Oficerët kishin informacion në lidhje me këtë sasi, që vinte nga Stambolli ndërsa pas operacionit janë arrestuar dy persona, 43 dhe 41 vjeç, të dy me kombësi shqiptare. Dy të arrestuarit janë drejtuesit e autobusit. Autobusi është dërguar në drejtorinë e narkotikëve në Athinë, dhe nga hetimet e para besohet se kjo nuk ishte rruga e pare, pasi dyshohet se dy shoferët janë pjesë e një grupi të mirë-organizuar për trafikun e lëndëve narkotike.
Add new comment