Braktisnin fëmijët në Francë që të fitonin azil, hetohen prindërit

Postuar në 21 Nëntor, 2014 04:02

TIRANË - Zbulohet një skemë e çuditshme për të përfituar statusin e azilit në Francë. Vetë prindërit pasi linin Shqipërinë bashkë me fëmijët, i braktisnin të miturit 15-16 vjeçarë. Këta të fundit të mbetur të vetëm në një shtet të huaj pas kthimit të prindërve në atdhe, aplikonin për të kërkuar azil në Francë.

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal ndaj 7 personave pasi kanë braktisur në Francë 4 fëmijët e tyre të mitur. Ky hetim është iniciuar nga informacioni i marrë nëpërmjet Europol-it nga Zyra Ndërlidhëse Francë, për një grup personash që organizojnë migrimin e paligjshëm të femijëve minorenë.

Nga strukturat e Hetimit Ndërkufitar në Departamentin e Kufirit e Migracionit u kryen veprimet e para hetimore për fillimin e procedimit penal për veprën penale “Braktisja e fëmijeve të Mitur”, parashikuar nga neni 124 i Kodit penal”, në ngarkim të shtetasve :

K.K, 40 vjeç, banues në Valias i Ri Kamëz, Tiranë, P.M, vjeç 41, banues në Tiranë.
Procedimi penal në ngarkim të këtyre dy shtetasve filloi pasi, shtetasi K.K, në rolin e prindit dhe shtetasi P.M ne rolin e kujdestarit kanë braktisur jashtë shtetit femijën e mitur, shtetasin E.K, 15 vjeç, i cili ka kërkuar azil në Shtetin Francez.

S.H, 43 vjeç, banuese në Krujë. V.M, 37 vjeç, banuese në Tiranë.
Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetaseve filloi pasi, shtetësja S.H në rolin e prindit dhe shtetësja V.M në rolin e kujdestarit, kanë braktisur jashtë shtetit fëmijen e mitur, shtetasin R.H, 15 vjeç, i cili ka kërkuar azil në Shtetin Francez.

P.M, 44vjeç, banues në Bulqizë të rrethit Dibër H.M , 44 vjeç, banues në Tiranë.
Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, shtetasi P.M në rolin e prindit dhe shtetasi H.M në rolin e kujdestarit kanë braktisur jashtë shtetit fëmijen e mitur, shtetasin S.M, 16 vjeç, shtetas i cili ka kërkuar azil në shtetin Francez.

V. T, 31 vjeç, banuese në Perrenjas.
Procedimi penal në ngarkim të kësaj shtetaseje filloi pasi ajo në rolin e prindit, në bashkëpunim me shtetasin, H.M në rolin e kujdestarit kanë braktisur jashtë shtetit fëmijën e mitur shtetasin K.T, 15 vjeç, shtetas i cili ka kërkuar azil në shtetin Francez.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.