Fier, arrestohen rojet e Bankers Petrolium, nuk ndaluan hajdutët

Postuar në 18 Nëntor, 2014 05:08

Sektori kundër Krimit Ekonomik Financiar në qytetin e Fierit ka ndaluar 2 persona me detyrë roje private të kompanisë së naftës Bankers Petrolium, pas konstatimit se ishin vjedhur nga kjo firmë 100 litra naftë.
 
Sipas policisë, rojet private Besnik Baro, 49 vjeç dhe Shkëlqim Dervishaj 48 vjeç kanë qenë në krye të detyrës më datë 16 nëntor në orën 20:50 në Zharrëz në vatrën e pusit M35 ku është konstatuar edhe vjedhja.

Nga mbikëqyrja e kamerave te sigurisë me te cilat survejoheshin depozitat rezultuan 2 persona te paidentifikuar të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kryenin vjedhje duke mbushur bidona me naftë.

Po nga survejimi i kamerave policia ka konstatuar se Besnik Baro së bashku me Shkëlqim Dervishaj kanë patrulluar këtë zonë, kanë biseduar me dy hajdutët dhe nuk kanë kryer veprime për parandalimin dy personave ende të paidentifikuar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.