Akuzat e familjarëve për vdekjen e "Dr Florit", policia nis hetimet

Efektivët e komisariatit numër 2 në kryeqytet kanë nisur hetimet për vdekjen e Dr Florit, pas pretendimeve të familjarëve se ambulanca është vonuar. Policia ka marrë dëshminë e bashkëshortes së Florit lidhur me mbërritjen e ambulancës.
Familjarët pretendojnë se ambulanca dhe veprimet e mjekëve kanë qënë të vonuara. Dr Flori ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në Tiranë.
Këngëtari u dërgua me urgjencë në spital nga të afërmit e tij me probleme të rënda kardiake. Mjekët thanë se gjendja e tij ishte tejet e rëndë dhe humbi jetën pak çaste pasi u shtrua rreth orës 10:20 minuta të së hënës.
Në kartelën mjekësore shkruhet “për nje dyshim të atakut kardiak”, megjithatë autopsia që do t'i kryhet trupi të këngëtarit do të nxjerrë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.
Edhe Prokuroria e Tiranes ka regjistruar procedimin penal për "Mosdhënie ndihme", parashikuar nga neni 97 i Kodit Penal per rastin e vdekjes se shtetasit Florian Kondi (Dr. Flori).
Sipas Prokurorisë po punohet intensivisht per marrjen ne pyetje te personelit mjekesor dhe familjareve te te ndjerit
Add new comment