Efektivi përplas për vdekje 55 vjeçarin me biçikletë, i preu rrugën

Postuar në 18 Nëntor, 2014 13:51

Një 55- vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin Shkodër- Hani i Hotit. Viktima është Myzafer Pirani i cili ka qenë duke kaluar në krahun tjetër të rrugës, ndërsa është përplasur nga automjeti tip Wolksvagen me targë AA 524 JL, i cila drejtohej nga oficeri i qarkullimit rrugor, shef linje pranë komisariatit të policisë Malësi e Madhe Rrok Frroku 46 vjeç. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 18.00 të së martës në fshatin Shtoj i ri. 

Edhe pse drejtuesi i mjetit është ndalur për t’i dhënë ndihmën e parë 55- vjecarit Pirani, por përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën menjëherë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sipas grupit hetimor specialisti i qarkullimit Frroku ka qenë duke u kthyer nga Kopliku në drejtim të Shkodrës dhe pranë Shtojit  i është prerë rruga nga 55-vjeçari Pirani. Për shkak të shpejtësisë, por edhe errësirës dhe lagështirës në rrugë, Frroku nuk ka arritur ta shohë në kohë viktimën, e për pasojë e ka pasur të pamundur të manovrojë.

Sipas efektivëve të policisë shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit, i cili është kthyer në një nga problemet më kryesore.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.