Tiranë, makina e policisë ushtarake përplas motorin, plagosen 2 persona

Postuar në 17 Nëntor, 2014 13:17

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mësohet se një makinë e policisë ushtarake ka përplasur një motor, me të cilin po udhëtonin dy persona. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit Ekonomik në kryeqytet, ku të plagosur kanë mbetur dy personat që po udhëtonin me motor, Veli Bushi dhe Erjon Meraj.

Ata mësohet se janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, nga ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur, se shkak për aksidentin të jenë bërë manovrimet që po bënte motori.

Megjithatë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.