Përmbytet Lezha, Panariti nga terreni: Do angazhojmë ushtrinë

Qyteti i Lezhës dhe të gjitha zonat përreth janë përfshirë nga një situatë e jashtëzakonshme përmbytjesh. Stuhitë e fuqishme të shiut dhe reshjet e dendura gjatë pasdites të së martës kanë paralizuar të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij. Niveli i ujit është rritur në mënyrë të menjëhershme brenda pak minutave. Si rrjedhim është bllokuar qendra e qytetit, bulevardi “Gjergj Fishta” dhe rrugët hyrëse të qytetit dhe ato të Shëngjinit.
Qytetarët janë bllokuar në banesa pasi niveli i ujit ka izoluar hyrjet e pallateve. Nderkohë reshjet e shiut vazhdojne me intensitet prej disa oresh. Si pasojë e këtyre faktorëve, qytetarëve u mungon edhe energjia elektrike e cila është ndërprerë pas stuhive dhe shtrëngatave.
Add new comment