Arkiv-Lajme të përditësuara
Aksident në Shkodër-Koplik, motori plagos dy kalimtarë.
Dy persona jane plagosur ne nje aksident ne aksin Shkoder – Koplik.
Nje motor qe sipas deshmitareve ishte me shpejtesi, perplasi nje gruaprane fshatit Shtoj dhe per pasoje drejtuesi i motorit dhe kalimtarja moren plage terenda.
Motoçikletë ka përplasur këmbësoren, e cila është plagosur. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i motoçikletës.
NUK prish ndërtimet pa leje në zonën e Linit.
Nis rrafshimi i ndërtimeve pa leje në zonën e Pogradecit.
Ministria e Drejtësisë: Gjyqtari i Kavajës ka shkelur rëndë ligjin.
Ministria e Drejtesise ka arritur në përfundimin se Gjyqtari i Kavajës, Osman Aliu ka kryer shkelje të rënda të ligjit.
Ky është përfundimi i raport-inspektimit ndaj gjyqtarit Aliu që Ministria e Drejtësisë ka konstatuar, pas letrës që ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i drejtoi presidentit Nishani për gjyqtarin në fjalë.
Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë konstatojnë shkelje të rënda ligjore në vendimet e dhëna nga gjyqtari në Gjykatën e Kavajë.
SHKB prangos policin e doganës së Durrësit për korrupsion pasiv.
Nga strukturat e sektorit të SHKB-së Elbasan, është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë, me detyrë Ndihmës Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, K/Inspektor Artan Telha, 42 vjeç, lindur në fshatin Iballë të rrethit Pukë dhe banues në Durrës.
Plagoset me dy plumba 35 vjeçari në qytetin e Shkodrës.
Një person u plagos në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Rruga e gjërë në periferi të qytetit. 35 vjeçari Klaudio Gurra është qëlluar me dy plumba që e kanë marrë përkatësisht në këmbë dhe në pjesën e sipërme të trupit. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmën e parë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet nga të dhënat e para se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit.
I dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge, kapet në Tiranë Emiljan Burba.
Nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u arrit kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar e Emiljan Sofo Burba, 42 vjec, banues në Tiranë. Kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tij u krye për Ekstradim në Itali, pasi nga zyra e Interpol Tirana ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga InterpolRoma, pasi Gjykata e Apelit në Torino Itali, me vendimin e datës 15.04.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprën penale të “Trafikimit të drogës”.
Grabitet argjendaria përballë Gjykatës së Tiranës.
Një dyqan argjendarie është grabitur pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi saktësisht rreth orës 9:40 minuta ndërsa dy persona ende të paidentifikuar e me kokore në kokë kanë hyrë në ambientet e argjendarisë. Ata kanë kërcënuar me armë dhe kanë mundur të marrin mallin duke u larguar me një motor. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet e para për të zbardhur rrethanat e zbuluar autorët.
Shijak, burri denoncon në polici: Po më rreh gruaja.
Një burrë 56 vjeç ka kërkuar mbrojtje në policinë e Durrësit ku ka denoncuar gruan e tij për dhunë fizike dhe psikologjike.
E rrallë në Tiranë, 29-vjeçari arrestohet duke drejtuar Ferrarin, pa patentë.
Një i ri është vënë në pranga në Tiranë teksa drejtonte një makinë Ferrari, pa patentë.
Lajmi është bërë me dije në komunikatën ditore të policisë ditën e sotme.
Burimet zyrtare nga policiakanë thënë se më datë 19.04.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi KlodianNderim Alliu, vjeç 29, banues në Tiranë.
Sipas deklaratës së bërë nga policia, arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi dyshohet se rreth orës 00:10, në rrugën “ Bardhyl”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “ Ferrari” me targë AA 355 FI.
Tenton të vetëvritet, policia shpëton jetën e 40 vjeçarit nga Dibra.
Ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër dhe bashkëpunimi qytetar, bëri të mundur shpëtimin e jetës së një 40 vjeçari nga Dibra, I cili pasditen e sotme tentoi të vetëvritej.
Rreth orës 19:05 është dhënë informacioni në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut se në L”Kamen” të qytetit të Peshkopisë, shtetasi R.D. , po kryente vetëvarje në banjën e shtëpisë.