NUK prish ndërtimet pa leje në zonën e Linit.

Nis rrafshimi i ndërtimeve pa leje në zonën e Pogradecit.
Aksioni ka nisur në zonën turistike të Linit ndërsa parashikohet që deri në qytetin e Pogardecit të prishen rreth 40 ndërtime pa leje . Objekte të ndryshme pa leje, kryesisht lokale apopista të ndërtuara mbi ujë përgjatë viteve do të prishen gjatë aksionit disaditor të INUK i cili ka nisur nga puna në komunën e Hudenishtit për të vijuar në drejtim të qytetit të Pogradecit. Ndërkaq nuk ka munguar as reagimi nga ana e komunës pasi sipas përfaqësuesve të saj aksioni i cili ka nisur në prag të sezonit turistik sjell ulje të ndjeshme të të ardhurave të saj por edhe dëmton ndjeshëm zhvillimin e mëtejshëm të turizmit
Një grup të rinjsh teksa kanë ndaluar për të pushuar në një prej objekteve buzë liqenit janë bërë edhe dëshmitarë të rastësishëm të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje nga INUK.
Add new comment