E rrallë në Tiranë, 29-vjeçari arrestohet duke drejtuar Ferrarin, pa patentë.

Një i ri është vënë në pranga në Tiranë teksa drejtonte një makinë Ferrari, pa patentë.
Lajmi është bërë me dije në komunikatën ditore të policisë ditën e sotme.
Burimet zyrtare nga policiakanë thënë se më datë 19.04.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi KlodianNderim Alliu, vjeç 29, banues në Tiranë.
Sipas deklaratës së bërë nga policia, arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi dyshohet se rreth orës 00:10, në rrugën “ Bardhyl”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “ Ferrari” me targë AA 355 FI.
Pas arrestimit, drejtuesi i mjetit është referuar në prokurori për kryerjen e veprës penale drejtimi i mjetit pa dëshmi aftësie sipas nenit 291 i Kodit Penal.
Add new comment