Arkiv-Lajme të përditësuara
Itali, pesë shqiptarë arrestohen për dhjetëra grabitje.
Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Venecia pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje.
Agjentët e policisë hynë në një apartament në Mestre, që e përdorej si vendstrehim dhe si depozitë për sendet e vjedhura nga shqiptarët nëzona të ndryshme si, Udine, Padova, Venecia dhe Treviso.
Grupi I grabitjeve me të gjithë anëtarët shqiptarë, pa dokumente dhe leje qëndrimi, janë të dyshuar për dhjetëra vjedhje, ku përfshiheshin të gjitha gjërat: celularë, aparate fotografike, tablete, notebook, bizhuteri, para dhe një Audi A5.
Shpërthen granata, plagoset minatori në Bulqizë.
Një minator është plagosur sot në minierën e Bulqizës, si pasojë e shpërthimit të një granate, e cila përdorej për hapjen e njësive të reja të kromit.
Policia ka thënë se i plagosuri është shtetasi Petrit Gjoni, 54 vjeç.
Ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Bulqizës, por mjekët e këtij spitali kanë rekomanduar dërgimin e tij në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij paraqitej e rëndë.
54-vjeçari ndodhet në spital në Tiranë, ku mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Biznesmeni Zafar Ansar: Gati të dëshmoj në gjykatë kundër Argita Malltezit.
“Argita më ofroi shërbimet e saja dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja përshërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”. Ky ishte deklarimi tronditës me zë dhe figure, i biznesmenit me origjinë pakistaneze Zafar Ansar I cili jeton në Suedi, dhënë TopChannel në 26 Janar 2013 I cili implikonte zyrën ligjore të Argita Berishës vajzës së ish kryeministrit Berisha, në atë që ai e pëshkruan si praktikë korruptive.
Reforma e pensioneve, Veliaj me studentët: Nëse nuk ndërhyjmë sot, ulen përfitimet.
Në vazhdën e diskutimit të reformës së pensioneve me të rinjtë, Ministri i MirëqeniesSociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, zhvilloi sot njëbashkëbisedim me studentët e Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë, të cilëve u shpjegoi nevojën për një skemë të re dhe disa nga propozimet e qeverisë për reformën.
Nishani pret Burkhalter: Reforma territoriale duhet të bëhet me konsensus.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Radhës së OSBE-së, Didier Burkhalter, President dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane.
Policia: Ja arsenali i armëve i sekuestruar në Dibër, një i dyshuar në pranga.
Policia e shtetit njoftoi se më datë 24.04.2014, në orët e para të mëngjesit, nga strukturat Drejtorisë së Policisë Qarkut Dibër në bashkëpunim ato të Komisariatit të Policisë Dibër, është finalizuar me sukses operacioni i koduar ”GULINOVI”, ku si rezultat është sekuestruar një arsenal armatimi dhe municionesh luftarake, dhe është arrestuar një shtetas .
Konkretisht në kuadër të këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasait Shaban Murati, vjeç, 63, banues në Dibër .
Tiranë, goditet baza e shfrytëzimit të prostitucionit në hotele.
Policia e Tiranës njofton se ka shkatërruar një bazë prostitucioni duke vënë në pranga 3 persona, ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.
Totozani: Ra një tjetër alarm, duhet afat për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve.
Avokati i Popullit, Igli Totozani pas vizitës në komisariatin nr.1 ku takoi ish-të dënuarin Kujtim Gaziu, u shpreh se kjo kategori nuk duhet të ndërmarrë veprime të tilla që rrezikojnë jetën.
“Ishte një tjetër alarm. Erdhëm të dëgjonim këtë ish-të persekutuar për shqetësimet dhe problemet që ka. Gaziu bëri një gjest të dëshpëruar në kushtet e një varfërie të madhe, që prek më shumë të persekutuarit. Ne jemi pro protestave të qytetarëve, ku kërkojnë t’u dëgjohet zëri, por jemi kundër protestave ekstreme që i bëjnë keq vetes”, tha Totozani.
Fier, i papuni i dëshpëruar shkrumboi me zjarr makinën e kreut të komunës.
Një person në gjendje të dehur akuzohet se i vuri flakën mbreme makinës tip Lande Rover, prone e kryetarit të komunës Fratar ne Fier, Astrit Sejdini .
Mbrëmjen e djeshme, pak orë pas ngjarjes, policia identifikoi autorin e krimit. Sipas policisë se Mallakstrës, kryetari së bashku më disa miq të tij ndodheshin në një lokal te fshatit kohën që mjeti i parkuar u shkrumbua.
Tiranë, ish i përndjekuri tenton të vetëdigjet para Parlamentit.
Kujtim Gaziu, ish-i përndjekur politik ka tentuar vetëdjegien para godinës së Parlamentit ditën e sotme.
Nga vendngjarja mësohet se Gaziu ndërmorri këtë akt në shenjë proteste, për mungesën e parave që duhettë marrë sipas ligjit, për vitet e kaluara në burg politik.
Ish-i përndjekuri dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku tha se ishte i papunë, ka fëmijë të sëmurë dhe se nuk mund të blejë ilaçe.
Pas këtij prononcimi Kujtim Gaziu, tentoi të vetëdigjej.