Tiranë, ish i përndjekuri tenton të vetëdigjet para Parlamentit.

Kujtim Gaziu, ish-i përndjekur politik ka tentuar vetëdjegien para godinës së Parlamentit ditën e sotme.
Nga vendngjarja mësohet se Gaziu ndërmorri këtë akt në shenjë proteste, për mungesën e parave që duhettë marrë sipas ligjit, për vitet e kaluara në burg politik.
Ish-i përndjekuri dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku tha se ishte i papunë, ka fëmijë të sëmurë dhe se nuk mund të blejë ilaçe.
Pas këtij prononcimi Kujtim Gaziu, tentoi të vetëdigjej.
Ai ka lyer trupin me benzinë dhe ka tentuar te vetedigjet. Ne kete kohe kanë ndërhyrë forcat forcat e policisë, duke e ndaluar.
Add new comment