Arkiv-Lajme të përditësuara

Vritet kryemafiozi i Ndragetës në Toronto, ishte mik me shqiptarët.

Postuar në 27 Prill, 2014 09:32

Karmine Verduci, kryemafiozi i Ndragetës në Kanada, i cili bashkëpunonte ngushtë me krimin e organizuar shqiptar, u ekzekutua me kallashnikov, teksa po negocionte për kuintalët e heroinës avgane e kokainës amerikano-jugore.

Hetuesit besojnë se vrasja e pardjeshme në Toronto, me 8 plumba, është hakmarrje nga njerëzit e Vito Rizutos, bosi kalabrez, tashmë të vrarë.

Carmine po hynte në territorin e tyre. Verduci ishte pika lidhëse mes Kanadasë dhe Kalabrisë.

Lushnje, aksidenti me një të vdekur e dy të plagosur, identifikohet viktima.

Postuar në 27 Prill, 2014 09:30

Identifikohet shtetasi qe humbi jeten ne aksidentin e ndodhur sot ne zonen e Lushnjes, ku u plagosen edhe dy persona te tjere.Ngjarja ndodhi ne rrugen nacionale Pushimi i Shoferit – Fier-Sshegan ne territorin e komunes se Krutjes.
Nje makine tip Opel dhe nje mjet tip Renault te dy me shpejtesi, u perplasen momentin kur po shkembeheshin, ne pjesen e ngushte te ketij segmenti.
Te dy mjetet perfunduan ne kanal, dhe drejtuesi i Opelit Kastriot Gremi 45 vjec nga Mbrostari vdiq ne vend.

Vrasja e emigrantit ne Patos, policia: Viktima i skeduar ne trafik femrash.

Postuar në 27 Prill, 2014 09:27

Policia ka dyshime se vrasja e emigrantit ne Patos mbremjen e te shtunes lidhet me trafiqe te paligjshme.

Viktima Nikolin Rrapaj, mesohet se eshte i dyshuar per trafik femrash.  39-vjecari u ekzekutua me armë zjarri ne Patos.
Ngjarja ndodhi mbreme ne lagjen ’29 marsi ‘ te ketij qyteti.

303 shqiptarё vuajnё dёnimin nё burgjet e Britanisё sё Madhe.

Postuar në 27 Prill, 2014 09:23

Britania e Madhe numёron jo pak por 303 tё burgosur me shtetёsi shqiptare. Kёto statistika mёsohen zyrtarisht ndёrsa mediat britanike kanё listuar tё dhёnat zyrtarё pёr dhjetё vendet qё kanё mё sё shumti tё burgosur nё territorin e Britanisё sё Madhe. Kryeson Polonia qё ka 989 shtetas tё saj nё burgjet britanike ndjekur nga Irlanda me 778 persona. Xhamajkanёt janё nё vendin e tretё me 711 persona e mё pas rumunёt me 588 tё burgosur nё Britani. Burgjet e kёtij vendi kanё 522 pakistanezё dhe 518 lituanezё.

Vlorë, arrestohet 31 vjeçari, kërcënonte kryetarin e një komune për përfitime financiare.

Postuar në 27 Prill, 2014 04:14

-Policia e Vlorës arrestoi orët e para të të dielës, një 31 vjeçar nga ky qytet, i cili dyshohet se kërcënonte përmes mesazheve kryetarin e një komune, duke i kërkuar atij vlera të konsiderueshme financiare.

Lushnje, përplasen dy automjete, një i vdekur.

Postuar në 27 Prill, 2014 03:44

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Rrupaj.

Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë shtetasi Kastriot Gremi ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi në aksin Rrupaj-Fiershegan. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Rrupaj.

Lushnje, përplasen dy automjete, një i vdekur.

Postuar në 27 Prill, 2014 03:44

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Rrupaj.

Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë shtetasi Kastriot Gremi ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi në aksin Rrupaj-Fiershegan. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Rrupaj.

Tiranë, makina plagos rëndë kalimtarin 50-vjeçar.

Postuar në 27 Prill, 2014 03:42

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qafë Kashar në kryeqytet.

Një automjet tip taksi me targë TR930B ka përplasur një këmbësor rreth 50 vjeç identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Nga të dhënat paraprake mësohet se i aksidentuari është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

RENEA arreston në Durrës pesë vrasësit e biznesmenit në Tiranë.

Postuar në 26 Prill, 2014 16:46

Forcat speciale të poicisë, RENEA, arrestuan mbrëmjen e të shtunës pak para mesnate në Durrës, pesë persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Aurel Zenka në Tiranë, krim i ndodhur mbrëmjen e së premtes.
Shtetasit Agron Goxhaj, Edison K, dhe tre persona të tjerë mësohet se janë arrestuar në një apartament në Durrës ku ishin vendosur natën duke i gdhirë e shtuna.
Deklarata e meparshme e policise
Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Aurel Zenka, mbrëmjen e të premtes në Tiranë.

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, arrestohet dëshmitari, dy autorët në kërkim.

Postuar në 26 Prill, 2014 15:49

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Aurel Zenka, mbrëmjen e të premtes në Tiranë.
Policia tha se më datë 25.04.2014 filloi proçedimi penal, u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

- Edison.K, 32 vjec, lindur dhe banues në Tiranë,

- Agron.G, 34 vjec, lindur dhe banues në Tiranë,

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara