Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, ish i përndjekuri tenton të vetëdigjet para Parlamentit.
Kujtim Gaziu, ish-i përndjekur politik ka tentuar vetëdjegien para godinës së Parlamentit ditën e sotme.
Nga vendngjarja mësohet se Gaziu ndërmorri këtë akt në shenjë proteste, për mungesën e parave që duhettë marrë sipas ligjit, për vitet e kaluara në burg politik.
Ish-i përndjekuri dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku tha se ishte i papunë, ka fëmijë të sëmurë dhe se nuk mund të blejë ilaçe.
Pas këtij prononcimi Kujtim Gaziu, tentoi të vetëdigjej.
Peshkopi, policia kap antitank dhe arsenal armësh.
Policia e shtetit njoftoi sot se ka sekuestruar një arsenal armësh në Peshkopi.
Policia ka sekuestruar një predhë antitank, 3 radio policie, 3 pushkë, 3 automatikë dhegranata. Mësohet se arsenali i armëve eshte gjetur në Komunën Tomin.
Konflikti në Tiranë, policia ndalon Emiljano Shullazin.
Reparti elitë i policisë ‘Shqiponja’ ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Tiranë ish-të dënuarin, Emiljano Shullazi.
Ndalimi i tij është bërë pas një kontrolli të policisë te ‘Pallati me Shigjeta’ nga efektivat e policisë.
Zyrtarët e policisë së Tiranëskanë thënë se Shullazi ishte përfshirë në një konflikt, por pas ndalimit nga policia nuk iu gjetën armë apo sende të ndaluara.
Ky person është arrestuar të paktën 3 herë nga policia si anëtar i një bande, për kërcënime apo armëmbajtje pa leje, trafik lëndësh narkotike etj.
Kreu i SHISH: Një agjent rus në politikën shqiptare, Himara, si Krimeja.
“Në rast se me ndarjen e re administrative Himara do të përcaktohet sërish si një njësi administrative më vete nga Vlora, atëherë ekziston mundësia që banorët e kësaj zone, nën ndikimin edhe të qarqeve politike ose jo-ekstremiste greke,mund të kërkojnë pavarësinë sipas modelit të Krimesë nëUkraine”.
Kuçovë, asgjësohet një parcelë me kanabis, në pranga 58-vjeçari.
Asgjësohet një parcelë e mbjellë me kanabis në qytetin e Kuçovës. Sipas informacioneve që vinë ngapolicia, është bërë e mundur arrestimi i Kujtim Qevanit, 58 vjeç, pasi në kopshtin e tij u gjendën rrënjët e kanabisit.
Policia përveç asgjësimit të 29 rrënjë kanabis, ka sekuestruar dhe një arkë me fishekë pistoletë TT. Ndërkohë, ndaj shtetasit në fjalë, do vijojë procedimi penal.
Braçe, Bashёs: Ore budalla, je nё 35-tat e duket sikur ke lindur nё vitin 46.
Deputeti socialist Erjon Brace komentoi qendrimet dhe deklarimet e fundit publike te kreut te opozites Lulzim Basha. “Lulezim Basha tha se do te perballet me ne ne llogore!! Ore budalla djale; Cdomethene “ne llogore”?
Po si ka mundesi qe je vec ne te 35-tat e duket sikur ke lindur ne vitin 46-te?
Ngrihet grupi i kontrollit për SHISH, Noka: Komisioni të thërrasë Kodhelin.
Komisioni i Sigurisë Kombëtare mes diskutimeve të shumta vendosi të ngrejë një grup kontrolli me 5 deputetë për verifikimin e ligjshmërisë së shkresës që drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika i ka dërguar vartësve të tij, me objekt; “Sekret/Kёrkesёn Operative” nr. 1478, datë 2.12.2013, dërguar drejtorëve tё SHISH nё prefektura, ku kërkohet informacion mbi persona tё implikuar nё veprimtari antiligjore, tё emëruar nё pozicione drejtuese nё Policinë e Shtetit.”
Shkencëtaret shpikin kompjuterin që parashikon fatin e jetës në Tokë.
Shkenca klimaterike është transformuar në simulime kompjuterike të mëdha që mund të parashikojnë ndryshimet në tokë, oqeane dhe atmosferë.
Tani studiuesit janë duke shpresuar se ata mund të bëjnë të njëjtën gjë për ekologjinë, duke krijuar një model ambicioz që simulongjithë ekosistemet, kudo në botë.
Familja nga Paskuqani: 4 persona na grabitën, na mbajtën peng në banesë.
Kater persona të maskuar dhe të armatosur tentuan të grabisin një banesë në zonën e Paskuqanit me 18 prill 2014. Familjarët deshmuan sot se agresoret i mbajtën peng per disa ore, duke ushtruar dhe dhunë mbi ta.
Autoret e ngjarjes hynë në banesën e Elmaz Manellarit nëpërmjet dritareve ku nën kërcënimin e armëve dhe torturave kanë kërkuar prej tij dhe 3 prestarëve të tjerë të familjes paratë.
Vëllai i viktimës kërkoi nga policia kapjen e autorëve të cilët sipas tij ushtruan terror edhe mbi fëmijët.
Pogradec, tensione në aksionin e INUK, një grua kërcënon me vetflijim.
Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është shoqëruar me problem në Pogradec. Ndërsa inspektorët shkuan në një godinë dy katëshe për ta prishur, një grua i është afruar dritareve duke kërcënuar se do të hidhej në rast se forcat e INUK-ut nuk zbrapseshin. Banorët kanë pretendime se gëzojnë dokumentet e ligjshmërisë sëndërtimit por INUK-u thotëse nuk ka një ndërtim të ligjshëm në këtë rast.