Arkiv-Lajme të përditësuara

Grabitja e armëve, ndalohet roja i muzeut në Gjirokastër.

Postuar në 21 Prill, 2014 03:58

Ne Gjirokaster nga policia po vazhdojne hetimet për zbardhjen e grabitjes në Muzeun e Armëve në Kalanë e Gjirokastrës.
Policia ka ndaluar rojen e muzeut S. Zhuli i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Ka nisur procedimi penal dhe ndaj përfaqësuesit të firmës private të sigurisë.
Policia ka shoqëruar edhe 5 persona të tjerë në lidhje me këtë grabitje.
Grabitësit kanë hyrë gjatë natës të së shtunës në muze dhe kanë vjedhur 11 armë të periudhës së Mesjetës: 4 pushkë, 4 pistoleta dhe 3 shpata.

Durrës, makina aksidenton dy nxënës, vdes 14-vjecarja.

Postuar në 21 Prill, 2014 03:45

Makina aksidenton rëndë dy nxënës në Durres ndërsa gjen vdekjen një 14-vjeçare. Dy personat e aksidentuar nga shtetasi Bledar Musta mësohet se janë nxënës dhe po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë.
Vajza ka humbur jetën paraditen e sotme në Durrës, pasi është përplasur ngaautomjeti i drejtuar prej personit tashme te ndaluar nga policia.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Maminas, ku vajza është përplasur nga një makinë, teka ishte duke ecur në rrugë.

Tragjedi nga zjarri ne Elbasan, vdesin nëna me djalin 7 vjecar, një i plagosur.

Postuar në 21 Prill, 2014 01:38

Zjarri në Elbasan shkakton dy viktima dhe një të plagosur rëndë ne nje ngjarje tragjike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetem pak minuta pas mesnatës së djelë (00.10) në barakat e romëve, prane stacionit hekurudhor në Elbasan. 
Policia informon se shtetasit Lumturi Basha, 30 vjece, dhe djali i saj Kristian Basha, 7 vjec kanë gjetur vdekjen.
Si pasojë e zjarrit është plagosur me djegie të rënda edhe një person tjetër, qe u dergua ne gjendje te rende ne spital.
Dyshohet se renia e zjarrit ka qene aksidentale ndersa policia po heton shkakun.

Amnistia, pushohet hetimi për “blerjen e votave” në Korçë.

Postuar në 20 Prill, 2014 16:11

Prokuroria e Rrethit të Korçës e ka pushuar çështjen e bujshme për blerjen e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale. Amnistia e ndërmarrë sëfundi nga Parlamenti përfshin veprat që dënohen deri në dy vjet burg, por që nuk është dhënë ende dënimi si rasti i Korçës. Rrjedhimisht, organi i akuzës ka njoftuarse e ka pushuar këtë çështje për mungesë baze ligjore.

  

Deputeti i PD Strazimiri me motor: Do shkel mbi krimet e Sali Berishës.

Postuar në 20 Prill, 2014 16:10

Deputeti i PD, Gent Satrazimiri ka realizuar disafoto me motor të lartë sportive në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Miqtë e afërt të Strazimirit, deputet dhe ish zv.ministër i Brendshëm e dinë se ai është i apasionuar pas motorrit.
Në diciturën e këtyre fotove, Strazimiri ka deklaruar se do shkelë me motor në “gjithë krimet e Sali Berishës, duke nënkuptuar rrugët”.

Laç-Milot, zjarr pas përplasjes së makinave, një i plagosur.

Postuar në 20 Prill, 2014 16:08

Një person ka mbetur i plagosur nga një aksident që ka ndodhur para pak minutash, në aksin Laç-Milot.
Policia informon se dy automjete janë përplasur dhe më pas janë përfshirë nga flakët.
Bëhet e ditur se personi i plagosur është dërguar në spitalin e Laçit.

Policia e qarkut mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur nga hetimet.

Tiranë, arrestohen dy të kërkuar për grabitje në Itali.

Postuar në 20 Prill, 2014 11:45

Dy persona të kërkuar në Itali për grabitje arrestohen  në Tiranë. Ndalimi i tyre është bërë nga policia e kryeqytetit pasi dy personat ishin në kërkim ndërkombëtar.
Mikel Gonxhi dhe Rajmonda Kolbuçaj u arrestuan pas një aksioni nga policia e Tiranës.
Shteti Italian kishte lëshaur urdhër arresti ndaj tyre me akuzën e grabitjes me dhunë. Ndërkohë, sipas burimeve nga policia, arrestimi të kërkuarve ka ndodhur në zonën e Laprakës, nga efektivët e komisariatit nr.3.

Ndërpriten kërkimet për emigrantin e hedhur nga trageti, policia nis hetimet.

Postuar në 20 Prill, 2014 10:29

Roja bregdetare dhe policia kufitare e Durrësit kanë ndërprerë sot kërkimet për emigrantin.  39- vjeçar Gentian Peta, i cili të shtunën u hodh në det teksa po kthehej në Shqipëri me tragetin e linjës Bari-Durrës.
Deti me dallgë të forta nga moti I keq ka bërë të pamundur operacionin e kërkimit dhe shpresat për ta gjetur gjallë 39-vjeçarin janë të pakta.
Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e shkaqeve të ngjarjes, është duke verifikuar proçedurën standarte të veprimeve që kryhet nga stafi drejtues i tragetit në rastet e ngjarjeve të tilla.

Tiranë, i dehuri tenton të futet me forcë në kryeministri.

Postuar në 20 Prill, 2014 08:21

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka tentuar të hyjë në ambientet e brendshme të Kryeministrisë, duke thyer rrethimin e Gradës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme. Autori i ngjarjes mesohet se eshte shtetasi Arjan Goga, rreth 41 vjec.

Policia ka thene se i dehuri është pikasur nga punonjësit e Gardës së Republikës dhe është ndaluar. Personi ne fjale eshte derguar ne drejtorine e policise ku po merret ne pyetje ne lidhje me veprimin qe ka kryer.

Arrest me burg pёr gjyqtarin e Pogradecit Dhimitёr Pojanaku.

Postuar në 20 Prill, 2014 06:07

Gjyqtari i Pogradecit Dhimitёr Pojanaku doli para gjykatёs ku ju dha masa e sigurisё arrest me burg nёn akuzёn e korrupsionit pasiv. 

Prokurori i çështjes ka deklaruar në sallën e gjyqit se gjyqtari u kap pas denoncimit të shtetases R.B e cila vendosi më pas të bashkëpunojë me drejtësinë. Kjo shtetase e ka regjistruar me zë dhe me figurë momentin kur i ka dorëzuar shumën prej 45.000 lekësh gjyqtarit për të mbyllur një çështje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara