Arkiv-Lajme të përditësuara

65 vendimet e gjykatave, Tahiri letër Nishanit: KLD ti rishqyrtojë.

Postuar në 18 Prill, 2014 08:37

Një listë me rreth 65 vendime të gjykatave, të cilat në vlerësimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme meritojnë një shqyrtim të hollësishëm, iu dërgua Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ministrja Kodheli viziton Batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr.

Postuar në 18 Prill, 2014 08:05

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, bëri sot një vizitë në Komandën e Forcave Speciale në Zall-Herr.

Ata u pritën nga komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, nënkolonel Qazim Hoxha dhe ndoqën nga afër veprimtarinë ditore të efektivit të këtij batalioni të Forcave tona të Armatosura.

Më pas, ministërja Kodheli dhe Shefi i Shtabit Baze, konsumuan së bashku me efektivin dhe drekën në mencën e repartit.

Haradinaj shpallet ”Qytetar Nderi” i Bashkisë së Krujës.

Postuar në 18 Prill, 2014 08:03

Në Tiranë u shënua 800-vjetori i Principatës së Arbrit, shtetit të parë shqiptar gjatë mesjetës.

Me këtë rast u organizua një Konferencë shkencore nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Arkivi i shtetit shqiptar.

Ndërsa, në qytetin e Krujës kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Krujës. 

Dhuna në familje, Policia masë mbrojtje për 2 raste në Tiranë.

Postuar në 18 Prill, 2014 08:02

Dy gra janë marrë në mbrojtjen e policisë së Tiranës për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre në familje.

Policia e Tiranës bën me dije se nga strukturat e policisë së Tiranës, është ndërhyrë në 2 raste të parandalimit të krimit në ambjentet familjare, duke kryer veprimet proçedurale dhe plotësuar Kërkesë Paditë për lëshimin Urdhërave të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Kuvend, diskutohet ligji për nxitjen e luftës kundër korrupsionit.

Postuar në 18 Prill, 2014 03:08

ntensifikimi i luftës kundër korrupsionit brenda sistemit të administratës publike ka nxitur një grup deputetësh të maxhorancës të propozojnë një nismë ligjore që lidhet me disa ndryshime në ligjin ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe në ligjin ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Amendimet e propozuara pritet të shqyrtohen sot në parim nga komisioni i Ligjeve, ku gjithashtu pritet të zhvillohet dhe një seancë dëgjimore me kandidatin Alaudin Malaj, i dekretuar

Ndahet nga jeta shkrimtari i famshëm, Gabriel Garcia Marquez.

Postuar në 17 Prill, 2014 16:37

Një person i afërt me familjen e ka konfirmuar raportet selaureati i çmimit Nobel,Gabriel Garcia Marquez ka vdekur .
Ai ishte 87 vjec, shkruajne mediat britanike.
Romanet e realizmit magjike te Garcia Marquez -së dhe tregime të shkurtra te tij jane preferuar prej dhjetëra miliona lexuesve jo vetem ne Amerikën Latine.
Gabriel Garcia Marquez , ne kete foto u shfaq në mars, pasi përshëndeti fansat e tij dhe gazetarëve jashtë shtëpisë së tij në ditëlindjen e tij të 87-të në Mexico City.
Ai vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Mexico City .

Skema e re e pensioneve, ministri Veliaj bashkëbisedim me studentët.

Postuar në 17 Prill, 2014 14:40

Ministri i MirëqeniesSociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shprehu të enjten angazhimin e qeverisë për ta kaluar këtë vit në parlament skemën e re të pensioneve.Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Tiranës ministri Veliaj spjegoi rëndësinë e reformës së pensioneve, sidomos për brezin e ri.
Duke u ndalur tek propozimet për këtë reformë, Veliaj tha se për të rinjtë e sotëm, që kanë një punë më të mirë dhe po ashtu një rrogë më të mirë do të hiqet tavani i kontributeve.

Skrapar, persona të maskuar grabisin 35 milionë lekë në banesë.

Postuar në 17 Prill, 2014 14:39

Një sasi e konsiderueshme parash është grabitur në një banesë në Skrapar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.Policia ka thënë se banesa e grabitur është në pronësi të shtetasit Lulzim O.

Policia lokale bëri me dije sesipas deklarimeve të pronarit, rezulton që grabitësit të kenë vjedhur një shumë prej 35 milionë lekësh.
Forcat e rendit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtonin prostitucionin në Skype, pranga 14 shqiptarëve në Itali.

Postuar në 17 Prill, 2014 14:38

Policia italiane ka arrestuar sot 14 shqiptarë që akuzohen se kanë qenë pjesë e dy grupeve të lidhura me njëra-tjetrën, dhe që shfrytëzonin prostitucion në aksin Piaçenza- Shqipëri.
Anëtarët e grupit akuzohen sedrejtonin prostitucionin, duke folur me njëri-tjetrin nëpërmjet Skype-it.Në përfundim të hetimit policia lëshoi 14 urdher arreste. Prokurori i çështjes, Salvatore Cappelleri deklaroi se janë identifikuar dy grupe të lidhura me njëri-tjetrin që drejtonin aktivitetin e paligjshëm.

Prishtinë, aksident pranë qendrës së studentëve, një i plagosur.

Postuar në 17 Prill, 2014 14:36

Afër Qendres së Studentëve në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku është rrokullisur një veturë.

Vozitësi që humbi kontrollin ndaj automjetit aksidentoi edhe dy vetura të tjera dhe dëmtoi një semafor. Si pasojë e këtij aksidenti një person kërkoi ndihmën mjekësore. Pas trajtimit, ai u lirua nga Qendra Klinike Universitare.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i tha Klan Kosovës se hetimet e para flasin se deri te ky aksident erdhi si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Hetuesit janë duke intervistuar dy persona në lidhje me këtë rast.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara