Arkiv-Lajme të përditësuara
Janinë-Igumenicë, ndalohet makina nga Shqipëria me 186 kilogramë drogë.
Një makine e ngarkuar me 186 kg kanabis u ndalua ngapolicia greke mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Janinë-Igumenicë.
Policia ka thene se lënda narkotike ishte ngarkuar në Shqipëri dhe kishte si destinacion tregun e vendit fqinj.
Forcat e rendit kane vene ne pranga drejtusin e mjetit, një 34 vjeçar me shtetësi shqiptare.
Gjatë kontrollit në sediljet dhe bagazhin e automjetit u gjetën 176 pako me lëndë narkotike, kanabis sativa.
Kërkohej për dhunë brenda familjes në Puke, prangoset në Shkodër.
Policia e Shkodres njoftoi se u bë ndalimi i shtetasit David Lleshaj, vjeç 42, banues ne Fshatin Ukth, Komuna Qelëz, të rrethit Puke.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata Apelit Shkoder, me Vendim të formës prerë Nr.158, datë 07.04.2014 e ka dënuar këtë shtetas me 2 muaj e 24 dite burgim për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal. Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë. Kapja e tij u bë në qytetin e Shkodrës.
Aksidenti Levan-Tepelenë, një i vdekur, 6 të plagosur.
Kjo është fotoja e vendit të ngjarjes ku një 25 vjeçar ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur në rrugën Levan-Tepelenë, ditën e sotme.
Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përmbys në rrugë pasi shoferi humbi kontrollin. Në aksident upërfshi edhe një mjet me 4persona që vinte pas tij.
Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë çarja e një prej gomave dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Nga imazhet në vendin e ngjarjes duke se furgoni ka bërë një karambolim të frikshëm që nuk është e qartë se si kanë shpëtuar të plagosurit.
Greqi, pranga shqiptarit, vrau me goditje thike shokun e dhomës rumun.
Një shqiptar 33-vjeçar është arrestuar në Greqi, i akuzuar për vrasjen e një shtetasi rumun.
Krimi ndodhi pas një grindjeje për motive personale mes shqiptarit dhe rumunit, 54 vjeç, në banesën ku jetonin të dy në zonën e Lutrakit.
Sherri mes tyre degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta, kur i riu shqiptar qëlloi disa herë rumunin duke i shkaktuar plagë të rënda.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Korinthit, por nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë.
‘Trafiku i drogës’, Basha: Qeveria e ka mizën nën kësulë.
Kryetari i Partisë Demokratike e cilëson qesharake kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me akuzat për përfshirje të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha theksoi se mazhoranca po mban qëndrimin e dikujt “që e ka mizën nën kësulë”.
Rrahje në mes të shqiptarëve dhe boshnjakëve, 2 të lënduar rëndë.
Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda pas një zënke në natën në mes të të dielës dhe të hënës në Steyer të Austrisë. Kurpolicia ka arritur në vendin e ngjarjes, shumica e pjesëmarrësve tashmë kishin ikur .
Dyshohet se bëhet fjalë për një zënkë në mes të dy grupeve të armiqësuara kosovare dhe boshnjake, thonë përfaqësuesit për medie të policisë për agjencinë austriake të lajmeve, APA.
Nga të gjithë personat që kishin marrë pjesë në rrahjen masive që ka ndodhur rreth orës 2.30, policia i ka gjetur vetëm dy të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk është siguruar.
Trafiku i drogës, Prokuroria kërkon dëshminë e Arben Imamit.
Prokuroria e Përgjithshme kërkon dëshminë e deputetit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, në lidhje me “trafikun e drogës me mjetet dhe nga bazat e ushtrisë”.
6 mijë studentë të Mjekësisë bojkot mësimit, protestë për diplomat.
Një vit pas krijimit të universitetit mjekësor të tiranës, studentët e të gjithja degëve të mjekësisë kanë protestuar përdiplomat e lëshuara prej këtij universiteti pasi sipas tyre nuk njihen jashtë.
Përfaqësues të këshillit studentor të universitetit mjekësor thanë serreth 1000 studentë kanë përfunduar studimet në degët e mjekësisë së përgjithshme, stomatologjisë, fizioterapisë dhe infermierisë dhe disa prej tyre kanë tentuar të aplikojnë për punë jashtë vendit por nuk u është njohur diploma.
Paketa për fasonët, Rama: Kjo industri mbrohet nga shteti me mish e me shpirt.
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën ndihmëse për industrinë e përpunimit aktiv, që siç tha ai, çel një kapitull të ri për industrinë dhe punësimin në vend. Kryeministri theksoi se hapi i parë i zhvillimit të paketës ka qenë mbledhja e opinioneve nga vetë grupet e interesit.
“Praktikisht ne kemi marrë një për një të gjithë listën e propozimeve. Sot jemi këtu për të thënë që jemi gati të çelim një kapitull të ri për industrinë dhe punësimin në vend.”- deklaroi Rama.
Shkodrani tregti droge në Lazarat, arrestohet me 15 kg hashash.
Policia e Gjirokastrës sekuestroi sot nje sasi lëndë narkotike, duke vënë në pranga dhe poseduesin e saj.
Ngarkesa e drogës e llojit marijuanë u kap gjatë operacionit policor të koduar ‘Fundjava’. Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se lënda narkotike u kap dhe u sekuestrua në mjetin tip ‘Peugeot’ me targa AA 650 GY, i cili po udhëtonte në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohtë.
Policia ben me dije se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit në të cilin u gjet droga, shtetasin Bardhyl Ivziku, 45 vjeç nga Shkodra.