Shkodrani tregti droge në Lazarat, arrestohet me 15 kg hashash.

Postuar në 21 Prill, 2014 04:02

Policia e Gjirokastrës sekuestroi sot nje sasi lëndë narkotike, duke vënë në pranga dhe poseduesin e saj.
Ngarkesa e drogës e llojit marijuanë u kap gjatë operacionit policor të koduar ‘Fundjava’. Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se lënda narkotike u kap dhe u sekuestrua në mjetin tip ‘Peugeot’ me targa AA 650 GY, i cili po udhëtonte në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohtë.
Policia ben me dije se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit në të cilin u gjet droga, shtetasin Bardhyl Ivziku, 45 vjeç nga Shkodra.
Dyshohet se se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat me qëllim trafikimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.