Grabitja e armëve, ndalohet roja i muzeut në Gjirokastër.

Ne Gjirokaster nga policia po vazhdojne hetimet për zbardhjen e grabitjes në Muzeun e Armëve në Kalanë e Gjirokastrës.
Policia ka ndaluar rojen e muzeut S. Zhuli i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Ka nisur procedimi penal dhe ndaj përfaqësuesit të firmës private të sigurisë.
Policia ka shoqëruar edhe 5 persona të tjerë në lidhje me këtë grabitje.
Grabitësit kanë hyrë gjatë natës të së shtunës në muze dhe kanë vjedhur 11 armë të periudhës së Mesjetës: 4 pushkë, 4 pistoleta dhe 3 shpata.
Muzeu i Armëve në Kalanë e Gjirokastrës konsiderohet nga ekspertët si një nga atraksionet kulturore dhe turistike që luan një rol të rëndësishëm për të rritur profilin historik të qytetit të Gjirokastrës.
Add new comment