Greqi, pranga shqiptarit, vrau me goditje thike shokun e dhomës rumun.

Postuar në 21 Prill, 2014 09:09

Një shqiptar 33-vjeçar është arrestuar në Greqi, i akuzuar për vrasjen e një shtetasi rumun.

Krimi ndodhi pas një grindjeje për motive personale mes shqiptarit dhe rumunit, 54 vjeç, në banesën ku jetonin të dy në zonën e Lutrakit.

Sherri mes tyre degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta, kur i riu shqiptar qëlloi disa herë rumunin duke i shkaktuar plagë të rënda.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Korinthit, por nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë.

Policia vuri në pranga shqiptarin si personi i dyshuar për krimin dhe po heton për gjetjen e shkaqeve të krimit të rëndë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.