6 mijë studentë të Mjekësisë bojkot mësimit, protestë për diplomat.

Një vit pas krijimit të universitetit mjekësor të tiranës, studentët e të gjithja degëve të mjekësisë kanë protestuar përdiplomat e lëshuara prej këtij universiteti pasi sipas tyre nuk njihen jashtë.
Përfaqësues të këshillit studentor të universitetit mjekësor thanë serreth 1000 studentë kanë përfunduar studimet në degët e mjekësisë së përgjithshme, stomatologjisë, fizioterapisë dhe infermierisë dhe disa prej tyre kanë tentuar të aplikojnë për punë jashtë vendit por nuk u është njohur diploma.
Përfaqësuesi i studentëve të fakultetit të infermierisë, degë e cila deri një vit më parë lëshonte diploma që njiheshin në vendet e BE, ka shpjeguar se deri një vit më parë diplomat e lëshuara nga ky fakultet njiheshin jashtë dhe shumë prej studentëve sot janë të punësuar në vendet e be,
Studentët kanë kërkuar rikthimin pranë universitetit të tiranës sic ishin më parë pasi
Në mbështetje të kërkesës së studentëve të universitetit mjekësor për tju bashkuar universitetit të Tiranës janë shprehur dhe pedagogët e tyre.
Edvin Prifti, pedagog në universitet dhe shef i shërbimit të kardiokirurgjisë në qsut e ka konsideruar vendimin për krijimin e universitetit mjekësor, të nxituar
Sstudentët kanë kërkuar takim me rektorin e ri të universiteit mjekësor por ky i fundit sipas tyre nuk i ka pritur.
Të rinjtë kanë paralajmëruar një tjetër protestë ditën e martë para ministrisë së Arsimit.
Add new comment