Rrahje në mes të shqiptarëve dhe boshnjakëve, 2 të lënduar rëndë.

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda pas një zënke në natën në mes të të dielës dhe të hënës në Steyer të Austrisë. Kurpolicia ka arritur në vendin e ngjarjes, shumica e pjesëmarrësve tashmë kishin ikur .
Dyshohet se bëhet fjalë për një zënkë në mes të dy grupeve të armiqësuara kosovare dhe boshnjake, thonë përfaqësuesit për medie të policisë për agjencinë austriake të lajmeve, APA.
Nga të gjithë personat që kishin marrë pjesë në rrahjen masive që ka ndodhur rreth orës 2.30, policia i ka gjetur vetëm dy të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk është siguruar.
Njëri nga personat që kanë pësuar kishte dy shenja të therjes me thikë në bark dhe pas një operacioni emergjent është dërguar në stacionin e trajtimit intensiv të spitalit të Steyer-it. Viktima tjetër është shtrirë në spital dhe ka nofullën e thyer. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje nga policia. Po ashtu policia nuk ka mundur të gjejë ende asnjë dëshmitar rreth rastit.
Add new comment