Durrës, makina aksidenton dy nxënës, vdes 14-vjecarja.

Makina aksidenton rëndë dy nxënës në Durres ndërsa gjen vdekjen një 14-vjeçare. Dy personat e aksidentuar nga shtetasi Bledar Musta mësohet se janë nxënës dhe po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë.
Vajza ka humbur jetën paraditen e sotme në Durrës, pasi është përplasur ngaautomjeti i drejtuar prej personit tashme te ndaluar nga policia.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Maminas, ku vajza është përplasur nga një makinë, teka ishte duke ecur në rrugë.
Policia informoi se 14-vjeçarja është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.
Policia ka thene se ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
Add new comment