Familja nga Paskuqani: 4 persona na grabitën, na mbajtën peng në banesë.

Kater persona të maskuar dhe të armatosur tentuan të grabisin një banesë në zonën e Paskuqanit me 18 prill 2014. Familjarët deshmuan sot se agresoret i mbajtën peng per disa ore, duke ushtruar dhe dhunë mbi ta.
Autoret e ngjarjes hynë në banesën e Elmaz Manellarit nëpërmjet dritareve ku nën kërcënimin e armëve dhe torturave kanë kërkuar prej tij dhe 3 prestarëve të tjerë të familjes paratë.
Vëllai i viktimës kërkoi nga policia kapjen e autorëve të cilët sipas tij ushtruan terror edhe mbi fëmijët.
Pasi nuk kanë mundur të marrin gjë grabitësit kanë dalë nga porta kryesore e banesës. Sipas familjarëve në atë kohë mbërriti dhe policia e cila ende nuk ka persona të dyshuar apo të ndaluar për ngjarjen.
Add new comment