Konflikti në Tiranë, policia ndalon Emiljano Shullazin.

Postuar në 23 Prill, 2014 15:47

Reparti elitë i policisë ‘Shqiponja’ ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Tiranë ish-të dënuarin,  Emiljano Shullazi.
Ndalimi i tij është bërë pas një kontrolli të policisë te ‘Pallati me Shigjeta’ nga efektivat e policisë.
Zyrtarët e policisë së Tiranëskanë thënë se Shullazi ishte përfshirë në një konflikt, por pas ndalimit nga policia nuk iu gjetën armë apo sende të ndaluara.
Ky person është arrestuar të paktën 3 herë nga policia si anëtar i një bande, për kërcënime apo armëmbajtje pa leje, trafik lëndësh narkotike etj.

Personazhi i shumeperfolur per shume ngjarje ne Tirane, eshte derguar ne drejtorine e policise ku po merret ne pyetje nga grupi hetimor.

Mesohet se dy persona kane bere padi ndaj Shullazit per kanosje dhe fyerje, pas nje konflikti qe kane pasur me te mbremjen e sotme ne zonen e Pallatit me Shigjeta ne kryeqytet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.