Tiranë, makina plagos rëndë kalimtarin 50-vjeçar.

Postuar në 27 Prill, 2014 03:42

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qafë Kashar në kryeqytet.

Një automjet tip taksi me targë TR930B ka përplasur një këmbësor rreth 50 vjeç identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Nga të dhënat paraprake mësohet se i aksidentuari është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.