Ministria e Drejtësisë: Gjyqtari i Kavajës ka shkelur rëndë ligjin.

Postuar në 22 Prill, 2014 05:24

Ministria e Drejtesise ka arritur në përfundimin se Gjyqtari i Kavajës, Osman Aliu ka kryer shkelje të rënda të ligjit.
Ky është përfundimi i raport-inspektimit ndaj gjyqtarit Aliu që Ministria e Drejtësisë ka konstatuar, pas letrës që ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i drejtoi presidentit Nishani për gjyqtarin në fjalë.
Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë konstatojnë shkelje të rënda ligjore në vendimet e dhëna nga gjyqtari në Gjykatën e Kavajë.
Sipas ministrisë shkeljet e konstatuara do i dërgohen Këshillit të Lartë të Drejtësisë së bashku me kërkesën e nisjes së procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit Osman Aliu.

Ai ishte një ndër emrat e gjyqtarëve që ju dërguan Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku kërkohej hetim dhe nisja e procedimit disiplinor.

Tahiri i dërgoi edhe raportet për 9 raste vendimesh në favor të disa të arrestuarve për vepra të ndryshme krimianle, mes të cilave edhe armëmbajtja pa leje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.