Shijak, burri denoncon në polici: Po më rreh gruaja.

Një burrë 56 vjeç ka kërkuar mbrojtje në policinë e Durrësit ku ka denoncuar gruan e tij për dhunë fizike dhe psikologjike.
Lajmi bëhet me dije nga burimet zyrtare që kanë thënë se më datë 18.04.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin B.S., vjeç 56, banues në Shijak.
Urdhri i mbrojtjes për këtë shtetas, sipas policisë, u lëshua pasi dyshohet se bashkëshortja H.S., vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Urdhri i mbrojtjes është lëshuar bazuar në ligjin nr. 9669 datë 18.12.2006 ndërsa materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës.
Sipas ligjit në fjalë, në rastet e dhunës në familje, i dëmtuari ka të drejtë të denoncojë në polici dhe të kërkojë lëshimin e urdhërit të mbrojtjes ndaj tij me qëllim që rastet e dhunimit të mos përsëriten më.
Varësisht nga rrethanat e denoncuesit, gjykata urdhëron autorin e dhunës që të mos i afrohet dhe të mos cënojë të demtuarin.
Vendime të tilla në mbi 90 për qind të rasteve janë të pa zbatueshme në praktike pasi në rastet e dhunes në familje, i dëmtuari dhe dhunuesi kanë një vendbanim të përbashkët.
Add new comment