Plagoset me dy plumba 35 vjeçari në qytetin e Shkodrës.

Postuar në 22 Prill, 2014 04:55

Një person u plagos në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Rruga e gjërë në periferi të qytetit. 35 vjeçari Klaudio Gurra është qëlluar me dy plumba që e kanë marrë përkatësisht në këmbë dhe në pjesën e sipërme të trupit. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmën e parë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet nga të dhënat e para se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.