Tenton të vetëvritet, policia shpëton jetën e 40 vjeçarit nga Dibra.

Ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër dhe bashkëpunimi qytetar, bëri të mundur shpëtimin e jetës së një 40 vjeçari nga Dibra, I cili pasditen e sotme tentoi të vetëvritej.
Rreth orës 19:05 është dhënë informacioni në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut se në L”Kamen” të qytetit të Peshkopisë, shtetasi R.D. , po kryente vetëvarje në banjën e shtëpisë.
Menjëherë strukturat e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë nga telefonuesi dhe falë ndërhyrjes në kohë bënë të mundur shpëtimin e jetës së 40 vjeçarit. Aktualisht ky shtetas gjendet në spital pa problem për jetën.
Add new comment