Grabitet argjendaria përballë Gjykatës së Tiranës.

Një dyqan argjendarie është grabitur pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi saktësisht rreth orës 9:40 minuta ndërsa dy persona ende të paidentifikuar e me kokore në kokë kanë hyrë në ambientet e argjendarisë. Ata kanë kërcënuar me armë dhe kanë mundur të marrin mallin duke u larguar me një motor. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet e para për të zbardhur rrethanat e zbuluar autorët.
Add new comment