trump

Është koha e 70-vjeçarëve

Postuar në 27 Tetor, 2020 23:11

 

Kur presidenti i ardhshëm i SHBA të betohet në 20 janar 2021, ai do të jetë personi më i vjetër që ka bërë betimin në atë zyrë. Donald Trump, nëse rizgjidhet, do të jetë 74 vjeç; nëse zgjidhet Joe Biden, ai do të jetë 78 vjeç. (Rekordi i mëparshëm është vendosur në 1985, kur Ronald Reagan e mori mandatin e tij të dytë tre javë para se të mbushte 74 vjeç).

Europa po përgatitet për skenarin: Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga Shtëpia e Bardhë

Postuar në 16 Tetor, 2020 23:00

Revista gjermane “Spiegel” raporton së fundmi për ato që i cilëson si “përgatitje për skenarin më të keq” të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Dhe ky skenar më i keq është mosnjohja e rezultatit nga presidenti aktual Donald Trump, çka ka vënë në lëvizje autoritetet europiane që do të duhet të kenë një qëndrim mbi atë që mund të ndodhë.

Trump, një rrezik për qytetërimin? Bolton: Konsiderojeni një anomali në historinë e Amerikës

Postuar në 11 Tetor, 2020 20:46

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të SHBA, John Bolton, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” përmes së cilës ka komentuar një sërë çështjesh të politikës ndërkombëtare. Një nga përpjekjet më të dukshme është shpjegimi i Donald Trump, që ngjan një mision i pamundur sepse del jashtë fushës së racionales.

Ilaçi me të cilin u trajtua Trump, i gjeneruar nga fetuset

Postuar në 09 Tetor, 2020 13:05

Regeneron, koktejli eksperimental i antitrupave monoklonalë, i përdorur nga Donald Trump kundër Covid-19 dhe që ai ua ka premtuar falas të gjithëve, është bërë me qeliza që vijnë nga indet e fetusit, një praktikë që presidenti e ka dënuar vazhdimisht. Lajmin e bën të ditur “New York Times”. Në qershor 2019, administrata Trump pezulloi fondet federale për pjesën më të madhe të hulumtimeve të reja shkencore duke përdorur indet fetale që vijnë nga abortet.

Mediat: Situatë shqetësuese shëndetësore e Trump

Postuar në 03 Tetor, 2020 23:55

Gjendja e presidentit amerikan Donald Trump mbetet e paqartë pak orë pasi ai u shtrua në spitalin Walter Reed National Military Medical Center për shkak se është infektuar me CoVid-19.

Reuters citon burime të vetat sipas të cilave Trump ka nisur të shfaqë probleme shëndeti dhe të frymëmarrjes duke u futur kështu në prag të fazës kritike të sëmundjes. 

Debati i parë Trump-Biden, mbi 90 minuta kaos dhe fyerje

Postuar në 30 Shtator, 2020 10:16

Ofeza të ndërsjellta dhe konfuzion. Kështu është mbyllur debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Votuesit e pavendosur që prisnin një përballje alternativash për të kuptuar më shumë ndërsa afrohen zgjedhjet e 3 nëntorit, kanë ndjekur 96 minuta ofendime dhe ndërprerje të vazhdueshme të ndërsjella, siç nuk ka ndodhur kurrë në një debat presidencial në Shtetet e Bashkuara. Moderatori Chris Wallace, spikeri i Fox News, iu desh disa herë të ndërhynte për të kërkuar respektimin e rregullave të debatit, sidomos në adresë të presidentit aktual.

Po vjen Macron, Trump i Europës

Postuar në 27 Shtator, 2020 14:42

Tensionet në Mesdheun Lindor kanë sjellë përfitime të mëdha për Francën e Emmanuel Macron. Revista “Forbes” raporton se situata e krijuar me Turqinë në Egje ka krijuar kushtet që Parisi të shndërrojë politikën e vet antiturke në rajon, në një biznes fitimprurës.

Trump emëron konservatoren Amy Coney Barret në Gjykatën e Lartë

Postuar në 27 Shtator, 2020 01:43

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar në Gjykatën e Lartë, gjyqtaren e apelit në Çikago, Amy Coney Barret. Ajo zëvendëson Ruth Bader Ginsburg, ndarë nga jeta pak ditë më parë duke zgjidhur siç ishte folur më parë një situatë që shihet se do të testohet në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Në dallim nga Ginsburg që cilësohej si liberale në krahasim me një pjesë të Gjykatës që karakterizohet se “anoi djathtas”, Barret përshkruhet si konservatore dhe një person që ka votuar në favor të politikave të Trump dhe cilësohet si besimtare.

Video/Kundër Trump edhe në ceremoninë mortore të Ruth Bader Ginsburg

Postuar në 26 Shtator, 2020 13:47

Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me një reagim jo të këndshëm në ceremoninë e përcjelljes së ish-gjykatëses Ruth Bader Ginsburg.

Truma njerëzish kanë thirrrur kundër Trump duke reflektuar përçarjen e Amerikës.

Zgjedhjet në SHBA, në pikëpyetje, Trump: Do të ketë vazhdimësi

Postuar në 25 Shtator, 2020 00:04

 Presidenti i SHBA, Donald Trump ka lënë të kuptohet gjatë një konference për shtyp se ai nuk ka ndërmend të bëjë transferim paqësor të pushtetit nëse rezultatet e votimeve në nëntor e nxjerrin humbës. Trump ka vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve për shkak të përdorimit të votimi me postë elektronike, duke nënvizuar se :

fletët e votimit janë një katastrofë

Pages

Subscribe to RSS - trump