Debati i parë Trump-Biden, mbi 90 minuta kaos dhe fyerje

Postuar në 30 Shtator, 2020 10:16

Ofeza të ndërsjellta dhe konfuzion. Kështu është mbyllur debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Votuesit e pavendosur që prisnin një përballje alternativash për të kuptuar më shumë ndërsa afrohen zgjedhjet e 3 nëntorit, kanë ndjekur 96 minuta ofendime dhe ndërprerje të vazhdueshme të ndërsjella, siç nuk ka ndodhur kurrë në një debat presidencial në Shtetet e Bashkuara. Moderatori Chris Wallace, spikeri i Fox News, iu desh disa herë të ndërhynte për të kërkuar respektimin e rregullave të debatit, sidomos në adresë të presidentit aktual.

Trump, i cili ndiqej nga rreshti i parë nga Zonja e Parë, Melania, dhe fëmijët e saj, u duk më nervozi dhe u përpoq ta bëjë kundërshtarin të humbasë durimin.

Por Biden arriti të mbante qetësinë duke u kundërshpërgjigjur: "Të gjithë e dinë që Presidenti Donald Trump është një gënjeshtar dhe klloun", iu drejtua ai rivalit,  i cili mohoi rreziqet me të cilat përballen miliona amerikanë nëse Obamacare shfuqizohet. "Ju jeni presidenti më i keq në histori", tha Biden më pas në lidhje me skandalin e taksave të presidentit, i botuar pak ditë më parë në “Neë York Times”.

Ish-zv.presidenti e quajti gjithashtu Trumpin "qeni i vogël i Putinit", ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj duke e quajtur “njeri me inteligjencë të kufizuar” dhe një "kukull në duart e së majtës radikale". Ndërsa u përpoq ta godiste te i biri, Hunter, i akuzuar se kishte marrë 3.5 milion dollarë nga Rusia. "Duhet të flasim për familjet e amerikanëve që po vuajnë, jo për ​​familjen ime", u përgjigj Biden, duke u distancuar nga e majta radikale: "Unë nuk jam një socialist dhe Green New Deal nuk është plani im". Në përplasjen për protestat racore, presidenti Trump refuzoi të dënojë supremacizmin, duke arritur deri atje sa të thotë se dhuna "nuk është një problem i së djathtës, por i së majtës".

Në mediat sociale, përballja u përshkrua menjëherë si "një turp" dhe reflektimi i një prej fushatave elektorale më përçarëse në historinë amerikane. Lajmi i vetëm i debatit ishte deklarata e Trumpit në përfundim të kohës së rregullt: "Mund të duhen muaj për të marrë vesh rezultatin e zgjedhjeve". "Thjesht ia kam frikën numërimit të votave - u përgjigj Biden.

"Shkoni dhe votoni, jeni ju ata që përcaktoni të ardhmen e vendit. Dhe ai nuk mund t'ju ndalojë", ishte kundërpërgjigjja e Biden, duke iu drejtuar kësaj radhe votuesve amerikanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.