trump

Mediat/Zv. Prokurori Rosenstein kërcënon me dorëheqje. U keqpërdor për shkakrimin e kreut të FBI-së

Postuar në 11 Maj, 2017 11:13

Pardje presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra  kreun e Byrosë Federale të Hetimit, James Comey, duke e bazuar vendimin në rekomandimin e prokurorit të Përgjithshëm, Jef Sessions dhe zëvednësit tëë tij. Rod Rosenstein. Edhe në konferencën për shtyp që dha numri dy i Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u nënvizua me forcë ky fakt; pra se shkarkimi iu rekomandua presidentit, i cili siç tha ajo “kishte nisur të humbiste besimin te Comey”. Po kështu Sanders deklaroi se Trump ishte këshilluar apo e kishte diskutuar vendimin me disa kongresmenë dhe senatorë.

Letra e Trump për shkarkimin e Comey: Të shkarkoj dhe lini zyrën menjëherë

Postuar në 10 Maj, 2017 13:57

Në mediat amerikane është zbardhur letra e shkarkimit të drejtorit të FBI-së, James Comey nga presidenti Donald Trump.

Teksti është i shkurtër dhe i prerë: rekomandim nga prokurori, të vlerësoj, por po të shkarkoj menjëherë. Teksa e vlerëson për informimin në tri raste, gjatë të cilave Comey ka theksuar se “Trump nuk është nën hetim”, presidenti lan duart si Pilati, duke shtuar se “nuk mund të mos bie dakord me gjykimin e Departamentit të Drejtësisë se Ju nuk jeni i aftë të drejtoni siç duhet Byronë”.

 

Trump shkarkon drejtorin e FBI-së, James Comey

Postuar në 10 Maj, 2017 00:16

Nuk kalon dot java pa një lajm nga Donald Trump. Mediat kryesore amerikane bëjën të ditur se presidenti i SHBA ka shkarkuar nga detyra kreun e Byrosë Federale të Hetimit(FBI), James Comey. Në një njoftim për shtyp, Shtëpia e Bardhë sqaron se vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve të qarta si të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, ashtu edhe zëvendësit të tij, Rod Rosenstein.

Trump kërcënim për demokracinë? John Podesta tregohet i kujdesshëm edhe pas humbjes...

Postuar në 07 Maj, 2017 14:49

Kreu i fushatës së Hillary Clinton, John Podesta, ka dhënë një intervistë pë revistën “Spiegel” në të cilën flet për atë që ndodhi në zgjedhjet e 8 nëntorit. Presidenti i rei është Donald Trump “kandidat kunkurues”, siç thotë Podesta, i cili e vlerëson humbjen e Hillary Clinton si dështimin më të madh të vetin në jetën profesionale. A përbën Trump kërcënim për demokracinë amerikane? Ja një pyetje që na kujton dikë që e cilësoi Trump në paradhënie si kërcënim për qytetërimin.

Trump "çliron" amerikanët nga taksat

Postuar në 26 Prill, 2017 18:47

Pavarësisht pikëpyetjeve dhe dyshimeve që ngrihen nga ekspertët amerikanë të ekonomisë, presidenti Donald Tramp do të shkurtojë me 20% taksën për bizneset, duke shënuar uljen më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Shkurtimi i taksave, veçanërisht asaj për bizneset që pritet të shkojë nga 35% në 15%, është një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale të Donald Trampit. Gjatë fushatës, miliarderi amerikan premtoi edhe ndryshimin e paketës fiskale për individët, që parashikon heqjen e 4 nga 7 taksave që amerikanët paguajnë sot.

Gjenocidi turk ndaj armenëve, Trump: Një nga krimet më të rënda të Shekullit të XX

Postuar në 25 Prill, 2017 12:28

Presidenti amerikan Donald Trump ngjalli zemërimin e Turqisë, duke e quajtur vrasjen e armenëve në vitin 1915 "një nga krimet më të rënda masive të shekullit të 20", por duke shmangur përpërdorimim e termit "gjenocid". Në përvjetorin e gjenocidit armen të 24 Prillit Trump u bashkua me komunitetin amerikan të armenëve për të përkujtuar humbjen e jetëve të pafajshme dhe vuajtjet e kaq shumë njerëzve.   

Zgjedhjet presidenciale në Francë: fitorja e Trampit po ndihmon Evropën

Postuar në 24 Prill, 2017 09:15

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë duket se ka përcaktuar presidentin e ardhshëm të këtij vendi, i cili me shumë mundësi është Emmanuel Macron. Duke qenë se Franca është dhe mbetet motori kryesor i kontinentin evropian dhe modelit të BE-së, këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për të ardhmen e Bashkimit Evropian si strukturë metamoderne thuajse 70-vjeçare, por edhe për dinamikën ideologjike evropiane e globale. 

Ditmir Bushati i ankohet Trump: Po na destabilizon Rusia

Postuar në 20 Prill, 2017 11:34

Ministria e Jashtme përcolli sot një njoftim mbi vizitën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Shtetete e Bashkuara dhe takimin me zëvendës-Këshilltaren e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, K.T. McFarland. Përmbajtja e takimit reflekton veç të tjerash një shqetësim të qeverisë shqiptare se faktorë të jashtëm po destabilizojnë situatën në Ballkanin Perëndimor, në një kontekst që nuk ka si të përjashtojë edhe zhvillimet në Shqipëri.  

Pages

Subscribe to RSS - trump