Mediat: Situatë shqetësuese shëndetësore e Trump

Postuar në 03 Tetor, 2020 23:55

Gjendja e presidentit amerikan Donald Trump mbetet e paqartë pak orë pasi ai u shtrua në spitalin Walter Reed National Military Medical Center për shkak se është infektuar me CoVid-19.

Reuters citon burime të vetat sipas të cilave Trump ka nisur të shfaqë probleme shëndeti dhe të frymëmarrjes duke u futur kështu në prag të fazës kritike të sëmundjes. 

Madje edhe New York Times raportoi se vendimi për ta transportuar Trump në spital erdhi pas problemeve me frymëmarrjen dhe pasi u verifikuar rënie e nivelit të oksigjenit në gjak. Ai është trajtuar me Remdesivir si dhe me një trajtim eksperimental me antitrupa, i njohur si Regn-Cov2, zink, vitaminë D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë. 

Shqetësimi kryesor për Trump lidhet me faktin se ai hyn te kategoritë me rrezik të lartë për shkak të moshës dhe peshës, ndonëse thuhet se ndjek një dietë të shëndetshme. 

Mediat kanë nisur të shkruajnë për skenarët e mundshëm nëse presidenti sëmuret rëndë. Vendin e tij do ta zërë zv.presidenti Mike Pence, 61 vjeç, i testuar negativ i cili do të vazhdojë fushatën elektorale me debatin e zv.presidentëve përballë kandidates demokrate, Kamala Harris. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.