Trump emëron konservatoren Amy Coney Barret në Gjykatën e Lartë

Postuar në 27 Shtator, 2020 01:43

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar në Gjykatën e Lartë, gjyqtaren e apelit në Çikago, Amy Coney Barret. Ajo zëvendëson Ruth Bader Ginsburg, ndarë nga jeta pak ditë më parë duke zgjidhur siç ishte folur më parë një situatë që shihet se do të testohet në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Në dallim nga Ginsburg që cilësohej si liberale në krahasim me një pjesë të Gjykatës që karakterizohet se “anoi djathtas”, Barret përshkruhet si konservatore dhe një person që ka votuar në favor të politikave të Trump dhe cilësohet si besimtare.

Barret është diplomuar në Shkollën e Ligjit Notre Dame, një institucion katolik në Indiana.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.