Denoncimi i ndërtimeve pa leje

Postuar në 19 Gusht, 2013 09:03

Vetëm tre ditë pas lancimit të nismës së Kryeministrit të zgjedhur Edi Rama për denoncimin e ndërtimeve pa leje nga vetë qytetarët, përmes faqes së internetit stoprrenimit.com, një bum fotografish kanë mbushur faqen e hapur posaçërisht për këtë çështje. 

Nisma, qe duket se ka gjetur mbeshtetjen  e plote te qytetareve, eshte kthyer edhe ne nje vend te shprehjes se indinjates per revanshin e ndertimeve ne te gjithe territorin e vendit. Vendin e pare te denoncimit te ndertimeve pa leje deri tani, ne faqen e internetit qe ndryshon minute pas minute per shkak te shkarkimit te fotove, e ze kryeqyteti. 

Banoret e Tiranes kane derguar foto, veçanerisht te shtesave te kateve te fundit te pallateve, fenomen qe u be masiv gjate periudhes zgjedhore, ku kryeqyteti u shnderrua ne kantier ndertimi. Nder to nuk mungojne as denoncimet per shtesat e pallateve ne qender te Tiranes, apo edhe kjo foto qe tregon shtesen e bere mbi godinen e Prokurorise se Pergjithshme. 

Ne pershkrimin qe iu kane bere fotove denoncuese ka madje qytetare qe kerkojne ndihme emergjente si ne kete rast, pasi shtesat sipas tyre iu kane plasaritur muret e shtepise duke iu rrezikuar jetesen aty. Qytetaret thone se e shohin kete nisme te nderrmarre si shpresen e fundit, pasi sipas tyre megjithe denoncimin ne Policine Bashkiake te Tiranes nuk ka asnje reagim. 
 
Pas Tiranes, denoncimet e shumta te ndertimeve pa leje i perkasin bregdetit. Vlora, Golemi dhe Ksamili por edhe te tjera zona bregdetare ku eshte ndertuar pa asnje kriter, perbejne edhe denoncimet e shumta te qytetareve qe ankohen se asgje nuk ka mbetur nga vija bregdetare e dikurshme. 

Perpos ndertimeve pa leje qe eshte edhe qellimi i nismes se nderrmarre nga partia fituese e zgjedhjeve, qytetaret denoncojne edhe ndertime me leje, qe ne disa raste sipas tyre kane zene hapesira publike, dikur ish-lulishte, te kthyera tani ne pallate shumekateshe dhe qe sipas tyre kane tejkaluar me kate edhe lejet e ndertimit. Keto denoncime i perkasin vecanerisht qyteteve te medha ne vend. 

Bie ne sy te denoncimeve te qytetareve shpejtesia me te cilen u ndertuan shtesat kur te gjitha institucionet shteterore ishin te angazhuara me zgjedhjet, si ne kete rast ku qytetari shkruan se kjo shtese eshte ngritur per 24 ore. Ndersa PS tregohet e vendosur qe qeverisjen e ketyre kater viteve ta nise me dhenien fund te asaj qe konsiderohet pa frike baterdia urbane, duke prishur te gjitha ndertimet pa leje, duket se ne aksionin e pare te rendesishem ka gjetur mbeshtetjen e plote te qytetareve, sipas te cileve denoncimet e tyre pergjate viteve nuk jane degjuar nga askush. 

Prishet ndërtimi tek Sanatoriumi

Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka prishur një tjetër objekt pa leje në zonën e Sanatoriumit në Tiranë 

Vetem pak dite pasi qytetaret kane nisur te denoncojne me foto ne website-n e Partise Socialsite Stoprrenimit .com, shtesat e kateve dhe cdo ndertim tjeter ne kryeqytet ,kryeinspektori Florenc Hoxha tha se denoncime te tilla ka edhe ne portaline e bashkise se Tiranes.

Por Inspektoriati i ndertimit, sipas Hoxhes eshte duke i evidentuar ato dhe nuk do te toleroje asnje prej tyre. Sipas Hoxhes jane duke u verifikuar edhe ato ndertime te cilat kane nisur procedurat per legalizim prane ALUIZNI-t.

Top Channel

Comments

Submitted by Zef (not verified) on

Ne ishull shengjin lezhe po behet nje ndrtim pa leje dhe esht nje person problematik dhe shqetsues ka pru dhe kuaj qej dhe na ka shqetesuar jash mase cdo dit vje dhe ben potere mbi te gjitha po ben ndertime qe na e shpifi vendin personi i cili po nderton esht Ilir Markvukaj i denuar disa her per shum probleme ju lutem merrni masa se vin kta te kontrollit te qarkut lezhe dhe te gjitha ca po ben i mbulon me lek nem dor ishull shhengjin rruga Ded Shabani 200 meter pa arritur tek hidrovori i ishullit shengjinit n krahun e djatht ku ka ndertuar edhe nje ur me tumbin ku ka bllokuar edhe kanalin ju faleminderit.

Submitted by Qerrja Gezimit (not verified) on

Drejtohu Aaron Gjekmarkajt ne zyren e tij. Pasi ai eshte deputet i zgjedhur I zones suaj ne PD.

Submitted by Bledi (not verified) on

Ne kruj ne qytet te cerdha ballefeni u ka ndertu nje kapanan pa leje ka zen rrugen tani po e legalizon adresa cerdhe ballefeni te fisi mallkuci

Submitted by Gjergj (not verified) on

Pershendetje !
banoret e Pallatit Ndue Pali ju L.Beselidhja Rruga Shtraus ju kemi derguar email organeve ligjzbatuese problemi qendron se kemi bere disa her pedicion me firma nga te gjith banoret e pallatit per shkaterrimin e prones Pallati eshte me dokomentacion te rregullt lirisht i verifikueshem por problemi qendron se eshte shkaterruar me qellim prona dhe ambjenti dyqanet shkallet e katit te dyte kollonat e pallatit kan vendisur bunkier ne trotuar dhe Bashkia Lezhe as Prokororia dhe as Policia ska marr asnje mase do ishte mire qe te hiqen bunkier ne trotuarin para dyqaneve dhe te rregullohen shkallet e katit te dyt nga bashkia kollonat i ka demtuar termet nuk eshte ne doren ton Presim nje zgjidhje nga ana juaj
Me respekt Banoret e Pallatit Ndue Palit Lezhe.

Submitted by Anonim ju lutem (not verified) on

Pershendetje, kam nevoje te denoncoj nje person qe vijon te kryeje punime te brendshme me matrapik dhe pervec zhurmes, keto punimr po behen brenda nje ndertimi pa leje dhe te ozorpuar nga ai. Prona ndodhet ne Lagjen Ahmet Haxhia Rruga Sami Repishti (prane pallatit te kengetarit Bujar Qamili) Shkoder ne pronesi te Gezim e Durine Mlloja. Kemi bere dhe para nje jave denoncim ne polici por sipas verifikimeve tyre ato thjesht po zhbllokonin tubin e wc. Nderkohe qe ato vijojne punimerlt edhe pas nje jave ( gje qe me ben te dyjoj se po ben punime te tjera. Ju lutem sillni nje ekip ekspertesh nga Tirana qe te bejne verifimet ( sepse keto ne Shkoder mesa kam kuptu ai i kercenon gjithnje). Ju faleminderit, por ju lutem anonim.

Submitted by Sindi (not verified) on

Ne zonen e Karaburunit Zhapovel jan bere ndertime pa leje , eshte betonizuar plazhi, jan bere restorante, shtepi e shume gjera te tjera . Pa asnje leje nga shteti.

Submitted by Na name (not verified) on

Pershendetje dua te bej nje denoncim per nje person ne qytetin e vlores i cili me betoniere vazhdon punimet ne orarin e drkes e s ka te ndalur vlore lagja 15 tetori rruga halim xhelo faleminderit

Submitted by Enver Dedej (not verified) on

Zoti kryeminister përshëndetje në lagjen nr 1 rruga Spiro vellko banesa nr 7.Tiranë po ndertohet pa leje kam denoncuar në I.m.t dhe I. K. M. T në polici dhe ky ndertim nuk ndalohet nga asnje istitucione pasi nga ky ndertim më është demtuar shtepia ime pasi ky ndertues është polic
Punon në polici nuk më ndihmon njeri kerkoj ndihmen tuaj
Me respekt
Enver Dedej
Nr telef 0694743385

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.